🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,477 ▲2.1%
DOW 45,949 ▲1.62%
NASDAQ 21,398 ▲2.9%
NAFTA 104.25 ▲1.33%
ARI 4,657 ▲2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,842 ▲ +0.68% ETH $2,102 ▲ +1.77% XRP $1.3316 ▼ -0.7% SOL $82.4000 ▼ -2.08%
S&P 500 6,477 ▲2.1 % DOW 45,949 ▲1.62 % NASDAQ 21,398 ▲2.9 % NAFTA 104.25 ▲1.33 % ARI 4,657 ▲2.18 % S&P 500 6,477 ▲2.1 % DOW 45,949 ▲1.62 % NASDAQ 21,398 ▲2.9 % NAFTA 104.25 ▲1.33 % ARI 4,657 ▲2.18 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Portet detare funksionojnë normalisht

Që prej ditës së djeshme situata në portet detare të vendit është në normalitet.

Në portin e Durrësit po evadohen normalisht pasagjerët dhe mjetet në Terminalin e Pasagjerëve nga tragetet “Rigel III” dhe “Marina” që kanë mbërritur nga Porti i Barit. Gjithashtu, në terminalin e kontenierëve po përpunohet anija “CONTSHIP VOW”. Në orën 10:05 ka mbërritur po në orar trageti “Mikela” nisur mbrëmjen e djeshme nga Porti i Ankonës.

Në Portin e Vlorës ka mbërritur sipas orarit të parashikuar trageti “Red Star” me 134 pasagjerë. Ndërkohë që pritet të fillojë edhe përpunimi i anijes së çimentos “Edro 4” nga kalata e përpunimit. Në Portin e Sarandës ka filluar të funksionojë linja ndërkombëtare Sarandë – Korfuz. Trageti “Xhorxhia” ka mbërritur në orën 09.00 dhe është nisur drejt Korfuzit në orën 10.00.

Ndërsa trageti “Santa 2” ka mbërritur në orën 09.15 dhe pritet të niset sipas orarit të paracaktuar në orën 13.00 të ditës së sotme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.