Bota

Rusia godet Odesën për të dytën natë radhazi

Rusia ndërmori sulme ajrore mbi Odesën për të dytën natë radhazi, njoftuan zyrtarët e Kievit të mërkurën. Ukraina thonë se porti i rëndësishëm nuk do të frikësohet dhe do të vazhdojë punën për eksportimin e drithërave.

Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper, tha në mediat sociale se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin angazhuar në zmbrapsjen e sulmit rus ndërsa u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore.

Sulmet në Odesa, një nga portet kryesore të Ukrainës për eksportimin e drithrave, vinë pas thirrjes së Rusisë për hakmarrje pas një shpërthimi të hënën në një urë që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, për të cilën Moska fajësoi Ukrainën.

Pak pas shpërthimit në urë të hënën, Moska u tërhoq nga marrëveshja njëvjeçare e drithrave, një veprim që Kombet e Bashkuara thanë se rrezikonte të shkaktonte uri në mbarë botën.

“Ata po përpiqen të trembin të gjithë botën, veçanërisht ata që duan të punojnë në furnizimin me drithëra…Ukrainën, Turqinë dhe Kombet e Bashkuara”, tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesës, Serhiy Bratchuk, në një mesazh me audio në rrjetin Telegram herët të mërkurën.

Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për sulme të mundshme ruse me raketa nga Deti i Zi gjatë natës. E gjithë pjesa lindore e Ukrainës ishte në gjendje gatishmërie për sulme ajrore, duke filluar menjëherë pas mesnatës të mërkurën. Rusia nuk reagoi pas sulmeve të saj ajrore.

Blogerët ushtarakë pro-Kremlinit thanë se sulmet ishin “masive” dhe se Moska po kombinonte një sulm me raketa dhe dronëve për të goditur Odesën dhe rajone të tjera.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur njoftimet.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se kishte goditur gjatë natës objektiva ushtarake në dy qytete portuale të Ukrainës, “një sulm masiv hakmarrjeje” si përgjigje për sulmit në urën e Krimesë, siç u shpreh Kremlini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button