Bota

Prejardhja e ISIS-it, nga burgu amerikan në Bucca të Irakut

Ish-burgu amerikan i Buccas në Irak, sot shërben si kazermë e ushtrisë irakiane. Jo të gjithë e dinë ama se, pikërisht në këtë vend, përreth të cilit rriten tani ullinj e portokalle, lindi grupi i kthyer në sinonimin e terrorit: ISIS-i.

Në ndërtesën e dikurshme të administratës amerikane pati qëndruar, nuk dihet saktësisht për sa kohë, koka e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi. Ka fjalë se Al-Baghdadi nuk kaloi në qelitë e këtij burgu veçse 4 muaj, të tjerë thonë se ndalimi i tij zgjati me vite.

Ka mundësi megjithatë, që kreu i ISIS-it të jetë burgosur disa herë. Shumica e personave që mbaheshin në burgun e Buccas vinin nga rajonet sunite, ku është shtrirë aktualisht Shteti Islamik: Ramadi, Falluxha, Salahudin, Dijala dhe Nineva.

Vet rezistenca kundër amerikanëve, origjinën e saj e pati pikërisht te popullsia sunite. Gati përditë shpërthenin bomba të atentatorëve vetëvrasës apo lëndë eksplozive, për të vrarë amerikanë dhe ata që punonin bashkë me ta.

Bucca ishte burgu i rebelëve, që konkurronin mes tyre se kush kishte vrarë më shumë njerëz. Deri në vitin 2007, në këtë burg ka pasur vetëm sunitë. Kur nisi lufta civile erdhën të burgosur shiitë. Në Bucca skicoheshin plane, diskutoheshin ideologji, krijoheshin aleanca, ujdi për kalifatin, thonë mediet gjermane.

Shtetin Islamik në Irak dhe Siri, Al-Baghdadi e krijoi një vit pas largimit të amerikanëve nga Bucca, që sipas ish-punonjësve të Kryqit të Kuq atje, është vendi ku u krijuan militantët gjakësore që sheh bota sot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button