☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,670 ▲0.38%
DOW 53,130 ▲0.7%
NASDAQ 26,115 ▲0.19%
NAFTA 86.86 ▲0.03%
ARI 4,645 ▲1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,685 ▲ +8.53% ETH $2,402 ▲ +5.71% XRP $1.4134 ▲ +16.99% SOL $91.3300 ▲ +5.68%
S&P 500 7,670 ▲0.38 % DOW 53,130 ▲0.7 % NASDAQ 26,115 ▲0.19 % NAFTA 86.86 ▲0.03 % ARI 4,645 ▲1.6 % S&P 500 7,670 ▲0.38 % DOW 53,130 ▲0.7 % NASDAQ 26,115 ▲0.19 % NAFTA 86.86 ▲0.03 % ARI 4,645 ▲1.6 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Boterori

Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

Premier Liga do të zgjerojë komunikimin mes gjyqtarëve, VAR-it dhe tifozëve gjatë sezonit 2026/27, me synimin për të ofruar më shumë transparencë rreth vendimeve të diskutueshme në ndeshje.

Liga angleze ka njoftuar disa ndryshime të rëndësishme që do të zbatohen gjatë sezonit të ri. Aplikacioni zyrtar i Premier Ligës, uebfaqja e ligës dhe llogaria në “X” do të publikojnë shpjegime të drejtpërdrejta nga gjyqtarët në fushë dhe zyrtarët e VAR-it për raste të caktuara gjatë ndeshjeve.

Transmetimet televizive do të përfshijnë gjithashtu fragmente audio të regjistruara nga kamerat e vendosura në trupin e gjyqtarëve. Materialet në fjalë do të publikohen në një ose dy ndeshje për çdo xhiro, duke u mundësuar tifozëve të dëgjojnë komunikimet dhe ndërveprimet e gjyqtarëve gjatë rasteve të rëndësishme.

Premier Liga do të publikojë çdo javë edhe raportet e panelit “Key Match Incident” (KMI), i cili shqyrton rastet kryesore të ndeshjeve.

Paneli do të vlerësojë nëse vendimet për penallti, kartonë të kuq dhe pozicione jashtë loje kanë qenë të sakta.

Me këto ndryshime, kampionati anglez synon të rrisë transparencën dhe t’u japë tifozëve më shumë informacion mbi mënyrën se si gjyqtarët dhe VAR-i marrin vendimet gjatë ndeshjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.