☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▼0.39%
DOW 52,293 ▼0.35%
NASDAQ 26,168 ▼1.44%
NAFTA 102.39 ▼0.38%
ARI 4,030 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,938 ▼ -0.67% ETH $2,339 ▼ -1.21% XRP $1.2862 ▼ -3.6% SOL $100.1800 ▼ -2.39%
S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,293 ▼0.35 % NASDAQ 26,168 ▼1.44 % NAFTA 102.39 ▼0.38 % ARI 4,030 ▼0.54 % S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,293 ▼0.35 % NASDAQ 26,168 ▼1.44 % NAFTA 102.39 ▼0.38 % ARI 4,030 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Shokuese në Argjentinë, zbulohet skandali në gjyqin për vdekjene Maradonës: Analizat mjekësore i përkisnin të atit!

Një kthesë e papritur dhe shokuese ka ndodhur në procesin gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës, i cili po zhvillohet në San Isidro të Argjentinës.

Seancat dëgjimore janë pezulluar pas një skandali me provat, pasi mbrojtja ka hedhur dyshime të forta mbi vërtetësinë e dokumentacionit mjekësor të paraqitur në gjykatë.

Sipas avokatëve mbrojtës, rezultatet e disa analizave të veshkave të depozituara në dosje nuk i përkasin legjendës argjentinase, por babait të tij, Don Diego, i cili gjithashtu mbante emrin Diego dhe u nda nga jeta në vitin 2015.

Kjo është një tjetër goditje për një proces që ka qenë i mbushur me polemika që në nisje. Kujtojmë se shtatë profesionistë të kujdesit shëndetësor janë në bankën e të akuzuarve për neglizhencë në trajtimin mjekësor të Maradonës, para ndarjes së tij nga jeta në nëntor të vitit 2020 në moshën 60-vjeçare.

Sipas akuzës, ekipi mjekësor i ofroi atij kujdes të papërshtatshëm në fazën më delikate të rikuperimit, vetëm dy javë pas një operacioni për emboli cerebrale.

Nuk është hera e parë që ky rrugëtim gjyqësor përballet me pengesa të tilla absurde. Procesi i parë u anulua vitin e kaluar pas dy muaj e gjysmë seancash, për shkak të zbulimeve se një prej gjyqtarëve kishte marrë pjesë në një dokumentar klandestin lidhur me këtë çështje.

Tanimë sytë janë kthyer nga ekspertiza e 27 gushtit, e cila pritet të sqarojë këtë mister të fundit që po mban peng drejtësinë për ikonën e futbollit botëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.