☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,665 ▲0.31%
DOW 53,094 ▲0.63%
NASDAQ 26,103 ▲0.14%
NAFTA 86.64 ▼0.22%
ARI 4,649 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,174 ▲ +7.91% ETH $2,387 ▲ +4.86% XRP $1.3959 ▲ +13.37% SOL $91.5300 ▲ +5.96%
S&P 500 7,665 ▲0.31 % DOW 53,094 ▲0.63 % NASDAQ 26,103 ▲0.14 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,649 ▲1.69 % S&P 500 7,665 ▲0.31 % DOW 53,094 ▲0.63 % NASDAQ 26,103 ▲0.14 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,649 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Zbulohen platforma e re e PD dhe grupi i punës! Nga sistemi i pikëzimit dhe monitorimi i angazhimit në rrjete, te shpërndarj

Demokratët kanë hartuar një sistem pikëzimi dhe vlerësimi për zyrtarët sa i përket angazhimit në rrjetet sociale.

Grupi i Punës do të prezantojë platformën dhe ndryshimet në aktivitetin politik në mbledhjen e këshillit Kombëtar. Ndër të tjera në vëmendje do të jetë shpërndarja e mesazhit kryesor si nga kryesia e deputetët por edhe nga kryetarët e degëve.

Fundi i pushimeve për demokratët do të shoqërohet me angazhime shtesë në parti, madje duke iu përshtatur edhe algoritmeve.

Më shumë se 5 muaj pas krijimit, grupi i punës në Partinë Demokratike duket se ka gati platformën për modernizimin dhe digjitalizimin.

Nga aksesi te listat online, kominikimi më i shpejt mes qendrës dhe degëve e deri te informimi dhe komunikimi me anëtarët dhe simpatizantët, platforma e hartuar edhe nga Instituti Republikan Ndërkombëtar do t’i prezantohet së pari Këshillit Kombëtar të enjten e 27 Gushtit.

“A2” ka zbuluar disa detaje nga kjo platformë, ku burime bëjnë me dije se do të ndërtohet një sistem komunikimi për të përçuar në kohë reale të gjitha qëndrimet e kryetarit.

Mesazhi i ditës do duhet të jetë një, ku çdo anëtar i grupit parlamentar, Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe degëve ta ketë të qartë se çfarë do komunikojë me bazën dhe qytetarët.

Mësohet se kjo platformë do të monitorojë aktivitetin në mediat sociale të të gjithë zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe do të ketë një sistem pikëzimi.

Demokratët edhe aktualisht kanë një platformë për organizimin, komunikimin dhe angazhimin politik të së ardhmes e prezantuar në Kuvendin Kombëtar të 30 Majit.

Grupi i punës që ka hartuar platformën përbëhet nga Ervin Minarolli, Ina Zhupa, Besart Xhaferri, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Grigels Muçollari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.