☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.44 ▲0.18%
ARI 4,813 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,794 ▲ +0.89% ETH $2,361 ▲ +1.95% XRP $1.3878 ▲ +2.27% SOL $84.7200 ▲ +1.32%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.44 ▲0.18 % ARI 4,813 ▼0.77 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.44 ▲0.18 % ARI 4,813 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

“Presheva Jonë” shpall Ilir Meten “Personalitet të vitit”

Redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ka shpallur dje si “Personalitet të vitit” presidenitin shqiptar Ilir Metën

“Presheva Jonë “ si i vetmi medium në krahinën e Preshevës këtë përzgjedhje e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të presidentit shqiptar për avancimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duke shndërruar vendin në një qendër me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Sipas kësaj agjencie shqiptare në Serbi, ka shumë arsye pse Ilir Meta i dhurohet kjo mirënjohje. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës të vetmen vizitë nga krerët e shqiptarëve në Ballkan deri tani kishin atë të Edi Ramës, Bujar Nishanit si dhe Ilri Meta, i cili ka zgjuar interesim te madhe nga liderët dhe popullata shqiptare në krahinën e Preshevës”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Presheva Jonë” shpall “Personalitet të Vitit” z.Meta meqë ai e meriton një mirënjohje të tillë modeste nga Presheva, në këtë rast nga ana e redaksisë sonë, për kontributin dhe angazhimin e tij në avancimin e proceseve demokratike, për lobimin në favor të njohjes së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës dhe asaj mbarë shqiptare, pas dy vizitave te tij ne Lujginë.

“Veç kësaj Meta është personaliteti, njëherësh lideri i pare shqiptar qe vizitoi Luginen e Presheves si kryear i LSI-së dhe kryeparlamentar, si dhe tash president i pare shqiptar që viziton Medvegjën e harruar jo vetem nga Prishtina por edhe nga Presheva e Bujanoca.” kane thëne drejtuesit e agjencise se lajmeve “Presheva jonë”

Duhet theksuar se për çdo vit agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shpall personalitete të Vitit persona që i kontribuojnë çështjes kombëtare. Para katër vitesh “Presheva Jonë” kishte shpallur për personalitet të vitit, presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Në vazhdim kishte shpallur Granit Xhakën, kurse vitin e kaluar Bustin e Skënderbeut në Gjenevë, i ngrirë në akull si dhe Edi Ramen, si kryeminister.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.