Presidenca e Kosovës konfirmon anulimin e vizitës në SHBA, Thaçi nesër në Kosovë
Presidenca e Kosovës ka reaguar me anë të një njoftimi ku bën me dije se Presidenti Hashim Thaçi ditën e nesërme do të kthehet në Kosovë.
Njoftimi:
Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun
Presidenti Thaçi ndërprenë udhëtimin për në SHBA, nesër kthehet në Kosovë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.