Sporti
Presidenti Halili: Detyra ime është të kompletoj ekipin, Ze Maria…
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në prononcimin pas ndeshjes nuk u pa aspak i qetë dhe aspak i lumtur me humbjen në derbi përballë Partizanit.
“Është e drejtë, keqardhje për këtë humbje. Shpresoja dhe besoja te skuadra, edhe pse jemi shumë të tensionuar, është një skuadër me gati 18 lojtarë formacioni. Po të shihnit jashtë kishte lojtarë që edhe mund të luajnë titullarë. Kontingjenti është i mjaftueshëm”, është shprehur Halili.
I pyetur për trajnerit Ze Mari, presidenti i Tiranës është shprehur së është akoma shumë shpejt të flitet për të ardhmen e tij.