☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 97.61 ▲1.84%
ARI 4,700 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,497 ▲ +0.27% ETH $2,308 ▼ -0.08% XRP $1.4245 ▲ +0.89% SOL $85.3100 ▼ -0.07%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.61 ▲1.84 % ARI 4,700 ▼0.51 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.61 ▲1.84 % ARI 4,700 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
roze

Presidenti Trump merr pjesë në bisedimet SHBA-Liban-Izrael për zgjatjen e armëpushimit

Më 23 prill, presidenti Donald Trump mori pjesë në një raund të ri bisedimesh në Washington midis Libanit dhe Izraelit, në nivel ambasadorësh. Gjatë takimit, Bejruti kërkoi zgjatjen e armëpushimit që është në fuqi që nga 17 prilli.

Në takim morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ambasadorja e Libanit Nada Hamadeh Mouawad, si dhe ambasadori amerikan në Liban, Michel Aissa. Sipas një zëdhënësi të Departamentit Amerikan të Shtetit, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.

Bisedimet, të cilat fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin në Departamentin e Shtetit, u mbajtën në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Trump priti përfaqësuesit me mbërritjen e tyre.

Libani kërkoi zgjatjen e armëpushimit, i cili përfshin ndalimin e shkatërrimit të banesave dhe ndërprerjen e sulmeve ndaj civilëve, objekteve fetare, gazetarëve, personelit mjekësor dhe atij arsimor. Presidenti libanez, Joseph Aoun, deklaroi se shpreson të vizitojë Washingtonin për të informuar presidentin Trump mbi situatën në Liban dhe theksoi se nuk ka menduar për kontakte me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Libani dhe Izraeli, të cilët janë ende në gjendje lufte, zhvilluan më 14 prill një takim të parë në Washington, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit që nisi më 2 mars pas sulmeve të Hezbollah ndaj Izraelit. Ky ishte takimi i parë mes dy vendeve që nga viti 1993. Pas tij, Shtetet e Bashkuara vendosën një armëpushim dhjetëditor, gjatë të cilit mbi 2.400 persona u vranë dhe më shumë se një milion u zhvendosën nga Libani.

Në përfundim të raundit të parë të negociatave, dy vendet ra dakord të nisin bisedime të drejtpërdrejta për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Libani emëroi diplomatin me përvojë Simon Karam si kryetar të delegacionit të tij në këto negociata.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, deklaroi se Izraeli nuk ka mosmarrëveshje serioze me Libanin, por theksoi se pengesa kryesore për paqen është Hezbollah. Ai bëri thirrje që qeveria libaneze të punojë kundër aktivitetit të Hezbollah në territorin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.