☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 52,203 ▼0.52%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.26 ▼0.51%
ARI 4,021 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,883 ▼ -0.07% ETH $2,333 ▼ -0.79% XRP $1.2889 ▼ -2.79% SOL $100.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti në Kuvend: Eliot Engel, zëri i Kosovës në ditët më të vështira

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në seancën përkujtimore të Kuvendit në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, tha se Eliot Engel u bë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin.

“Kongresisti Eliot Engel, miku i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë. Për më tepër, ai avokoi dhe u angazhua pa kursyer që të drejtat të triumfojnë… Ai nuk u kursye asnjëherë në angazhimin e tij duke e ngritur dhe avokuar për mbrojtjen e çështjes sonë në institucionet më të larta amerikane. Për më shumë se tri dekada, Engel ishte një shërbyes i qytetarëve amerikanë dhe përfaqësues i fuqishëm për të drejtat e njeriut kudo në botë dhe sidomos për ne… Në kohët më të vështira për shqiptarët, Engel u bë zëri që nuk e kishim dhe u bë kongresisti ynë dhe i tillë do të mbetet për gjithmonë… Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel”, tha ai. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.