🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,669 ▼ -0.29% ETH $2,229 ▼ -0.2% XRP $1.1551 ▼ -1.63% SOL $89.1700 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Përforcime në çdo repart, Spalletti me ide të qarta, në skenë del edhe Ardon Jashari

Te Juventus kanë nisur lëvizjet e mëdha në merkato, dhe këtë herë pa u fshehur. Premtimi i drejtuesit Damien Comolli është i qartë: skuadra do të përforcohet, pavarësisht nëse sigurohet apo jo një vend në UEFA Champions League. Bardhezinjtë kanë hapur “dosjet” për disa emra të mëdhenj. Në portë, objektivi është Alisson Becker, me të […]

Te Juventus kanë nisur lëvizjet e mëdha në merkato, dhe këtë herë pa u fshehur. Premtimi i drejtuesit Damien Comolli është i qartë: skuadra do të përforcohet, pavarësisht nëse sigurohet apo jo një vend në UEFA Champions League.

Bardhezinjtë kanë hapur “dosjet” për disa emra të mëdhenj. Në portë, objektivi është Alisson Becker, me të cilin thuhet se ekziston tashmë një marrëveshje paraprake. Në mesfushë dhe prapa sulmit, në fokus është Bernardo Silva, një operacion i komplikuar, por shumë i dëshiruar. Ndërkohë, për rolin e organizatorit të lojës përmendet edhe Ardon Jashari.

Projekti i ri po merr formë nën drejtimin e Luciano Spalletti, i cili synon të ndërtojë skuadrën nga boshti, duke nisur nga porta, mesfusha dhe kreativiteti në sulm.

Megjithatë, nyja kryesore mbetet sulmuesi qendror. Situata e Dušan Vlahović është ende e paqartë: dëmtimi i fundit ka ngadalësuar bisedimet për rinovim dhe ka hapur diskutime për të ardhmen e tij.

Në horizont shfaqet një emër i madh: Robert Lewandowski. Sulmuesi i FC Barcelona mund të ndryshojë skuadër, pasi nuk është plotësisht i kënaqur me rolin aktual. Për të interesohen edhe klube të tjera si AC Milan, ndërsa vendimi i tij pritet me interes të madh.

Në Torino, ndërkohë, puna vazhdon. Juventusi kërkon të rikthehet në majë dhe merkatoja e kësaj vere pritet të jetë vendimtare për ambiciet e sezonit të ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.