☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,820 ▲ +0.12% ETH $2,231 ▼ -0.12% XRP $1.1538 ▼ -0.47% SOL $89.1000 ▼ -0.49%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Prishet objekti pa leje në Sarandë që vendosi në pranga shefin e Komisariatit

Këtë të hënë, 18 maj, IKMT ka prishur objektin pa leje në Sarandë, për të cilën u arrestua dhe shefi i Komisariatit në këtë territor.

Sipas njoftimit të IKMT-së, u konstatua se objekti një katësh me konstruksion metalik të pambuluar, i vendosur mbi platformë betoni me xoklaturë, me sipërfaqe 340 m²; platformë betoni me sipërfaqe totale 390 m²; brez dhe mure mbajtëse me sipërfaqe totale 12 m²; shkallë dhe sheshpushim betoni 53 ml; platformë dërrase e vendosur mbi konstruksion metalik; tuba me sipërfaqe 407 m², si dhe strukturë metalike me tuba të pambuluar me sipërfaqe 66 m²; objekt 1-katësh me konstruksion betonarme, i mbuluar, me sipërfaqe 22.8 m², pa leje ndërtimi.

Më 5 gusht 2025, ishte lëshuar për këtë zonë një leje për strukturë shërbimi.

Sipas kësaj lejeje, sipërfaqja e parcelës së marrë me qira ishte 389 m², sipërfaqja e strukturës 60 m², sipërfaqja e platformës së sistemimit me strukturë hijezuese 110 m², ndërsa lartësia maksimale 3.5 m. Struktura parashikohej me materiale të lehta dhe pa shtrirje në det.

Por, më 25 tetor 2025, subjketi zhvillues ka kërkuar zgjidhjen e kontratës së qirasë për përdorimin e stacionit të plazhit.  Në vijim të kësaj kërkese, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka proceduar me zgjidhjen e kontratës së qirasë.

Si përfundim, rezultoi se subjekti po kryente ndërtim pa leje në kushtet kur nuk gëzonte të drejtën e përdorimit të kësaj hapësire dhe, rrjedhimisht, as të lejes së ndërtimit të dhënë nga KKTU-ja në vitin 2025 në funksion të së njëjtës kontratë.

Edhe në rast se pretendimi i subjektit për ekzistencën e kësaj lejeje do të ishte i saktë, leja e lëshuar nga KKTU-ja, e cituar nga subjekti, nuk ka asnjë lidhje me situatën e evidentuar në terren, me llojin dhe volumin e punimeve të paligjshme të kryera, përfshirë edhe hapësirën detare.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.