⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.12 ▼2.88%
ARI 3,920 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,450 ▲ +0.9% ETH $2,294 ▲ +1.13% XRP $1.2535 ▲ +0.33% SOL $94.9500 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Fermeri i ri Halil Xhemaili në PodGo: Të jesh fermer nuk është turp, jeta në mal është qetësi

Fermeri i ri Halil Xhemaili, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për sfidat me të cilat përballohet një fermer i ri dhe nëse ia vlen të bëhet kjo punë.

Ai theksoi se gjashtë breza me radhë në familjen e tij merren me fermë, duke kultivuar dele dhe kuaj. Xhemaili gjithashtu tha se së fundmi kanë zhvilluar edhe pjesën e turizmit malor.

“Shumica e të rinjve këtë punë e shohin si ofendim. U kisha sugjeruar të krijojnë biznese të vogla në këtë lëmi. Të punosh me blegtori është qetësi shpirtërore. Edhe pse ka lodhje shumë, në fund të ditës ulem dhe pushoj. Nuk është vonë asnjëherë për të nisur biznes me fermë”, tha Xhemaili.

Ai tregoi se ka hapur edhe një shitore për produkte bio, shitore e cila është e hapur edhe për fermerët tjerë për të shitur produktet e tyre.

“E kemi hapur një shitore për shitje të produkteve tona bio. Në fillim ideja ishte që ata që kanë kafshë, produktet e tyre t’i shesin në shitoren tonë. Ka interes, por e hapëm në një kohë të papërshtatshme, kur kishim mungesë të produkteve. Kemi edhe çaj edhe mjaltë”, tha Xhemaili.

Në lidhje me jetesën në male dhe bjeshkë, ai tha se është qetësi dhe rehati e madhe.

“Jeta në mal është qetësi. Edhe njerëzit që vijnë për turizëm malor janë të qetë dhe pozitiv, automatikisht krijohet atmosferë e mirë”, tha Xhemaili.

“Me fermë jetohet mirë, por duhet të punosh. Ku të jesh duhet të punosh. Ndihmon edhe shteti me subvencione, por vonohen”, theksoi Xhemaili, i cili u shpreh i hapur për të marrë në punën secilin që ka dëshirë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.