Prishtinë: Për përleshjen e mbrëmshme, raportuan edhe mediat ndërkombëtare
The Guardian, ka shkruar rreth konflikteve të vazhduashme në mes të pozitës dhe opozitës.
“Protestuesit dhe policia kanë luftuar me njëri-tjetrin, pas arrestimit të një politikani të shquar opozitar i cili liroi gaz lotsjellës në parlament, sepse ai dhe partitë opozitarë tentojnë që ta shfuqizojnë një marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mbrëmjen e së hënës qendra e Prishinës u mbulua me re të gazit lotsjellës, pasi që protestuasit hidhnin gurë në drejtim të stacionit kryesor të policisë, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit kërkonin lirimin e Albin Kurtit, një deputet si dhe themelues i Vetëvendosjes.
Gjithashtu në këtë protestë u dogjën disa automjete të qeveritarëve.
Kurti më vonë u lirua. Arrestimi i tij pësoi pas një incidenti në parlament javën e kaluar, në të cilin ai hapi gaz lotsjellës, duke detyruar kështu evakuimin e deptutëve.
Kurti ka bërë këtë veprim si shenjë proteste ndaj një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për t’i dhënë më shumë kompetenca pakicës etnike serbe në Kosovë”.
Përpos prestigjiozes Guardian, ngjarja e mbrëmshme ka zënë vend edhe në media të tjera.
Reuters, shkruan që mbrëmjen e së martës kryeqyteti kosovar u mbulua me re nga gazi lotsjellës pas përleshjes në mes të protestuesve dhe policisë.
Politikani opozitar Albin Kurti, u lirua nga paraburgimi në orët e hershme të ditës së marte pasi protestuesit dhe policia u përleshën mbi arrestimin e tij në Prishtinë.
Një gazetar i Reuters, ka raportuar që në Prishtinë janë djegur disa automjete që i përkasin autoriteteve shtetërore.
Arrestimi i Kurtit, erdhi pas një incidenti në parlament javën e kaluar, ku ai hapi gaz lotsjellës, kështu duke e pamundësuar qëndrimin e deputetëve.
Kosova me mbështetjen e perëndimorëve, shpalli pavarësinë në vitin 2008 pothuase një dekadë pasi NATO ndërmorri një sulm ajror për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e civilëve etnikë shqiptar nga forcat serbe.
Kosova që nga atëherë është njohur nga 100 vende, mirëpo Kosova si shtet nuk është njohur nga Serbia dhe Rusia.