Ekonomia

Procedurat e falimentit, mbërrijnë në Kuvend ndryshimet në ligj

Qeveria përcakton rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta në procedurat e falimentit, përmes ndryshimeve të paraqitura në ligjin “Për falimentin” në Kuvend. P/ligji “Për falimentin” synon ndër të tjera të lehtësojë zgjidhjen dhe shlyerjen e detyrimeve të debitorit brenda dhe jashtë procedurës së falimentimit.

Ligji ekzistues mbi falimentimin është vlerësuar si tepër kompleks dhe i vështirë për tu zbatuar, pasi ai ndjek versionin fillestar të ligjit gjerman të vitit 1994, me pak ose aspak përshtatje me rrethanat e vendit tonë.  Për këtë arsye, projektligji për falimentimin mendohet të rregullohet me dy ndryshime në Kodin Civil, si dhe me ndryshime në Kodin e Procedurës Civile.

Procedura e falimentimit ka si qëllim të shlyejë në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose, nëpërmjet riorganizimit ose arritjes së një marrëveshjeje tjetër të re, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së debitorit. Një ligj me procedura të qarta ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. Për këtë aryse, projektligji parashikon në rast falimentimi radhën e preferimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button