Programi i Vetëpunësimit, të rinjtë bum kërkesash për t’u financuar
Janë mbi 400 të rinj që kanë aplikuar në programin e Vetëpunësimit i cili zbatohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, fituesit e të cilit do të shpallen në muajin korrik. Aplikuesit në këtë fazë po ndihmohen me këshillim për të ndërtuar biznesin e tyre. Sipas të dhënave të këtij programi Tirana ka pasur numrin me të madh të aplikimeve 247, duke u ndjekur më pas nga Durrësi me 33, Shkodra me 28 etj.
Mbi 270 të rinj janë paraqitur me ide biznesi, 101 pa një të tillë dhe 56 kanë hartuar ide biznesi të konsoliduara. Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.
Përfituesit e programit mund të jenë punëkërkues të papunë, të punësuar diku, apo në hapat e para të ngritjes së biznesit të tyre.
Pas fazës së trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të mbështeten individualisht me ekspertizë për ta transformuar idenë e tyre në një plan të qëndrueshëm biznesi.
Kandidatët të cilët kalojnë me sukses fazën e zhvillimit të planeve të biznesit do të marrin asistencë ligjore për regjistrimin e bizneseve të tyre dhe mbështetje financiare.
Aplikimet sipas qyteteve
Tirana | 247 |
Durrës | 33 |
Fier | 17 |
Elbasan | 15 |
Korçe | 14 |
POgradec | 9 |
Lezhe | 8 |
Te tjere | 69 |