Ekonomia

Programit IPARD II: Ministrja Krifca, Shqipëria e para në rajon për zbatimin e Programit

Monitorimi i Programit IPARD, zhvillohet takimi i 9-të mes ministrisë së bujqësisë dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian

 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me përfaqësues nga Komisioni Europian dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri zhvilloi takimin e 9-të të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Krifca përmendi rezultatet e kënaqshme të Raport Progresit, në të cilin përfaqësohemi me tre kapituj 11, 12 dhe 13, ku specifikisht për Kapitullin 11, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, ka arritje të konsiderueshme.

“Një rëndësi tëveçantëi atribuohej përthithjes dhedisbursimit të fondevetë BE-së, nëpërmjet zbatimit të Programit IPARD II, ku zbatimi me sukses i tij na renditi të parin në rajon. Ne ju sigurojmë se kjo histori suksesi do të vazhdojë nëpërmjet Programit IPARD III 2021-2027, ku buxheti i përfituar nëpërmjet tij do të jetë 146 milion euro BE dhe Qeveri Shqiptare, rreth 54% më shumë se programi IPARD II.

Programi IPARD II i cili filloi të aplikohej vetëm nëntor të vitit 2018, me tre masa, prodhoi një efekt  zhvillimi për të cilin ne tashmë të gjithë jemi dëshmitarë nëbujqësi.

Këto fonde, i dhanë një frymëmarrje të re sektorit me 67 ha sera të reja, 73 qendra të reja grumbullimi të produkteve bujqësore, 132 traktorë dhe mekanikë bujqësore, rreth 50 investime në bujtina të reja të ngritura apo të rikonstruktuara, mbështetje për qindra hektarë ferma të reja bujqësore dhe blegtorale dhe përtej këtyre mundësuam projektimin e bujqësisë shqiptare në të njëjtat standarde me ato të Bashkimit Evropian”.

Ministrja Krifca vlerësoi dhe aprovimin e Programit IPARD III me një fond gati 50% më shumë së IPARD II, që tregon maturinë dhe ambicien e strukturave shqiptare për një bujqësi sa më të zhvilluar dhe vullnetin për ta përmirësuar atë në të gjitha nivelet e saj.

Drejtues i Njësisë DG-Agri në Komisionin Europian, Frank Bollen

Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë në Komisionin Europian, Frank Bollen vlerësoi ecurinë pozitive të Shqipërisë në implementimin e programit IPARD II si dhe gadishmërinë për vijimin e programit të ardhshëm IPARD 3.

“Gjysma e dosjes suaj është disbursuar tek fermerët dhe tek përfituesit në Shqipëri dhe kjo ju vendos në krye të shteteve të Ballkanit, dhe jemi shumë të lumtur me çfarë shikojmë dhe që kjo është bërë pa humbur para nga BE-ja deri më tani. Ky është një lajm i shkëlqyer”.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Hubert Perr

Gjithashtu përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Hubert Perr u shpreh se investimet në bujqësi dhe agropërpunim janë rruga e duhur që po ndjek Shqipëria për të eksportuar më shumë në Bashkimin Europian.

“IPARD është një shembull suksesi, është pikërisht ajo që duam të stimulojmë kur ju të antarësoheni në BE, prandaj duhet të përgatitemi për këtë dhe masat për sigurinë ushqimore janë vërtet shumë të rëndësishme sepse do ju lejojnë që të keni akses të efektshëm në tregun e BE”.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button