Ekonomia

Projekti i BE për pronat e sekuestruara të mafias, afati i aplikimit për fondin 15 mijë euro deri më 25 shkurt

Është hapur zyrtarisht Raundi i Katërt për projekt-propozime nëkuadër të programit C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale. Sipas njoftimit të Autoriteti kontraktues të nën-grantimit të këtij projektit tëfinancuar nga Bashkimi Europian, ky raund i katërt i thirrjeve pritet të akordojnë15 mijë euro fond, aplikimet për të cilin janëtë hapura deri në 25 shkurt 2019.

Projekti “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale” synon të ngrejë një model të ri-përdorimit efektiv të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar, duke krijuar një grup organizatash të shoqërisë civile (OJF), të afta për të menaxhuar pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me dy organizata italiane: Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Objektivi specifik i kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: Ripërdorimi i Qëndrueshëm i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar që ndodhen në qytetin e Durrësit, Elbasanit dhe Sarandës, nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve sociale nga OJF-të.  

Më herët, në një intervistë për Monitor, ambasadori i BE z.Luigi Soreca, ka deklaruar se Projekti “Asetet e Konfiskuara të Përdorura për Eksperimente Sociale” (CAUSE) është i pari i llojit të vet në të cilin Shqipëria, si një pilote në të gjithë rajonin, po vë një pasuri të konfiskuar në dispozicion të shoqërisë, në mënyrë që ta kthejë atë në një projekt me përfitime shoqërore.

Sipas specifikimeve të njoftimit të autoritetit kontraktues, mund të aplikojnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të personave në nevojë, veçanërisht viktimave të krimit të organizuar, të prekurve apo personave në rrezik nga krimi dhe që kanë nevojë për mbrojtje dhe rehabilitim, si: qendra terapeutike, qendra të ri-aftësimit dhe kurimit të përdoruesve të substancave narkotike, si dhe qendra të asistencës dhe rehabilitimit të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.

 Buxheti total i projektit (përfshirë kontributin e organizatës apo kontributin nga palë të treta) për çdo kërkesë në kuadër të kësaj Thirrje për Projekt Propozime nuk duhet të kalojnë shumat e mëposhtme: Për pronat e konfisuara në Elbasan dhe Sarandë shuma totale e buxhetit duhet të jetë në vlerën 60,000 EUR. Për pronën e konfiskuar në Durrës, shuma totale e buxhetit duhet të jetë në vlerën 90,000 EUR.

Sipas njoftimit gjithashtu specifikohet se aplikantët duhet të kontribuojnë me të paktën 5% të buxhetit total të projektit, si bashkëfinancim në projektet që do të financohen nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button