Ekonomia

Prokurim publik-OSHEE, projekt per sistemin e adresave

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), pritet të hapë proçedurën e prokurimit publik për projektin e sistemit të ri të adresave.

Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon që Ministria e Brendshme, të përdorë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si organ qendror blerës për proçedurat prokuruese të projektit.

Vendimi parashikon që OSHEE të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondit buxhetor të miratuar për vitin 2016, për Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi buxhetor “Shërbimi i Gjendjes Civile” dhe fondin e saj, të planifikuar për këtë projekt.

OSHEE me cilësinë e organit qendror blerës, ka përgjegjësi që të bashkërendojë punën me Ministrinë e Punëve të Brendshme për zhvillimin e procedurës së prokurimit dhe të miratojë specifikimet teknike që do t’i dërgojë ministria e Brendshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button