☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,816 ▲ +0.29% ETH $2,261 ▲ +0.34% XRP $1.2503 ▼ -0.04% SOL $94.1500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

OVL-UÇK reagon ndaj nderimit të njësive serbe: Po glorifikohen mohuesit e krimeve të luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si institucionalizim të mohimit të krimeve të luftës dhe mbrojtje të pandëshkueshmërisë.

Në një reagim publik, OVL-UÇK ka deklaruar se nderimi i njësive ushtarake serbe në një kohë kur, sipas saj, Serbia vazhdon të mos hapë arkivat shtetërore dhe të mos zbardhë provat për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nuk mund të shihet si akt përkujtimor.

Sipas organizatës, një veprim i tillë përbën përpjekje për të mohuar të vërtetën historike dhe për të relativizuar përgjegjësinë për krimet e luftës.

“E vërteta nuk mund të fshihet përmes medaljeve, nderimeve shtetërore apo rishkrimit të historisë”, ka theksuar OVL-UÇK.

Kjo organizatë ka kërkuar që Serbia të hapë arkivat ushtarake dhe policore, si dhe të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

OVL-UÇK ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, të vërtetën dhe llogaridhënie për krimet e luftës, duke paralajmëruar se heshtja ndaj glorifikimit të njësive serbe, sipas saj, vetëm e forcon mohimin e krimeve.

Reagimi vjen pas veprimeve për nderimin e njësive ushtarake serbe, të cilat nga OVL-UÇK janë parë si vazhdimësi e narrativave që, sipas saj, synojnë të minimizojnë përgjegjësinë e strukturave shtetërore serbe për krimet e kryera në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.