Kronika

Prokuroria merr në pyetje ish-Guvernatorin Fullani

Hetimet për vjedhjen 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë kanë çuar sot në Prokurori Ish-Guvernatorin Ardian Fullanin, i cili për rreth dy orë u mor në pyetje nga grupi hetimor i kryesuar nga prokurori Ramadan Troci.

Foto-arkive-e-Guvernatorit-te-Bankes-se-Shqiperise-Ardian-Fullani1-320x228Ish-Guvernatori Fullani, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, u paraqit në prokurori dhe u pyet për rreth 120 minuta nga grupi hetimor mbi procedurat e ndjekura prej tij, para dhe gjatë periudhës në të cilën ka ndodhur vjedhja.

Në dalje nga prokuroria, Fullani theksoi se është i pafajshëm sa i takon vjedhjes së 713 milion lekëve nga BSH. Ish-Guvernatori gjatë një prononcimi për mediat, ritheksoi qendrimin e tij. “U pyeta për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Personalisht u shpreha që jam i pafajshëm”, tha Fullani. Avokati i tij mbrojtës, Maksim Haxhia, tha se ka patur bashkëpunim te ngushtë me prokurorine.

Kjo është hera e dytë që Fullani paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve. Ish-drejtuesi i Bankës së Shqipërisë, u paraqit në Prokurori edhe të hënën, pasi sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e tij të sigurisë, Ish-Guvernatori i BSH, duhet të paraqitet në prokurori të hënën e parë të çdo muaji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button