🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,505 ▲2.55%
DOW 46,177 ▲2.12%
NASDAQ 21,534 ▲3.56%
NAFTA 100.54 ▼2.27%
ARI 4,680 ▲2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,093 ▲ +2.03% ETH $2,111 ▲ +3.63% XRP $1.3400 ▲ +0.42% SOL $83.1500 ▼ -0.11%
S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 % S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria shpall në kërkim biznesmenin Francesco Becchetti

Nga Foltorja e Kuvendit, ndërsa iu përgjigj akuzave të Opozitës, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se drejtësia shqiptare ka shpallur në kërkim biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Ky shtetas ka hedhur në gjyq Shqipërinë në Arbitrazh, ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur ndaj tij një proces penal.

Rama u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor të gjykatës ndërkombëtare që heton këtë çështje pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të dëshmuar disa persona me të cilët është hasur vështirësi për t’u lokalizuar.

Edi Rama theksoi se PS është kundër Komisionit hetimor për Francesco Becchettin sepse Gjykata e Arbitrazhit ka kërkuar të ruhet konfidencialiteti nga të dy palët që janë në gjyq.

Rama u tregua i prerë në fjalën e tij, ndërsa tha se “Komisionin në fjalë ju ta harroni se Komisioni nuk bëhet. Republika e Shqipërisë vazhdon betejën në territor asnjanës”.

Është një proces penal në Prokurorinë e Tiranës, ku janë thirrur dëshmitarë të cilët prej disa muajsh kanë pasur vështirësi të lokalizohen. Ky njeriu që ju po kërkoni këtu, është në kërkim nga drejtësia shqiptare. E kuptoni apo jo, ky person është në kërkim. Ju e mbroni këtë për të bërë politikë.

Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime në arbitrazh në favor të shtetit shqiptar. Para trupave ndërkombëtare, Shqipëria është në juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në historinë e Shqipërisë me një të kërkuar nga drejtësia. Doni të bëni politikë me të.

Keni shpifur duke thënë se shteti shqiptarë ka filluar të paguajë. Krejtësisht e pavërtetë. Doni të bëni dhe një Komision hetimor që shkel parimet kushtetuese dhe dëmton Shqipërinë. Konfidencialiteti i këtyre vendimimeve është detyrues për Shqipërinë. Edhe për Parlamentin e Shqipërisë është detyrues.

Komisionin në fjalë ju ta harroni se Komisioni nuk bëhet. Republika e Shqipërisë vazhdon betejën në territor asnjanës.”-tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.