🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,949 ▲0.91%
DOW 48,541 ▲0.67%
NASDAQ 23,514 ▲1.43%
NAFTA 93.36 ▼5.77%
ARI 4,827 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,935 ▲ +4.42% ETH $2,346 ▲ +6.32% XRP $1.3715 ▲ +2.88% SOL $85.5900 ▲ +3.73%
S&P 500 6,949 ▲0.91 % DOW 48,541 ▲0.67 % NASDAQ 23,514 ▲1.43 % NAFTA 93.36 ▼5.77 % ARI 4,827 ▲1.25 % S&P 500 6,949 ▲0.91 % DOW 48,541 ▲0.67 % NASDAQ 23,514 ▲1.43 % NAFTA 93.36 ▼5.77 % ARI 4,827 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Prona që shitet dhe privatizohet, tani vetëm në Buletin

Të gjitha njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, tani do të botohen në dy buletine zyrtare.

dosje-pronash-320x147Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave, bëri të ditur se është organi, që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore, që privatizohet dhe se duke filluar nga ankandi i radhës do të dërgojë për botim çdo njoftim për ankand vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik dhe Buletinin e Botimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Sikurse dihet, një nga format me të cilat bëhet kalimi i pronës shtetërore në pronë private është edhe shitja e pronës nëpërmjet ankandit, ku pronarët e truallit kanë të drejtën e parablerjes. Deri më sot, njoftimi për zhvillimin e ankandit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi është realizuar nëpërmjet publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimit Publik, si dhe në media kombëtare (gazeta me qarkullim Kombëtar dhe TV Kombëtar).

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.78/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare, MF bën të ditur se njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, nuk do të botohen në mediat kombëtare (gazeta dhe TV kombëtare), por vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Buletinin e Njoftimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.