🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,568 ▼0.11%
DOW 46,478 ▼0.19%
NASDAQ 21,803 ▼0.18%
NAFTA 108.68 ▲8.55%
ARI 4,710 ▼2.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,746 ▼ -2.76% ETH $2,062 ▼ -3.21% XRP $1.2980 ▼ -4.26% SOL $79.0200 ▼ -5.25%
S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,478 ▼0.19 % NASDAQ 21,803 ▼0.18 % NAFTA 108.68 ▲8.55 % ARI 4,710 ▼2.13 % S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,478 ▼0.19 % NASDAQ 21,803 ▼0.18 % NAFTA 108.68 ▲8.55 % ARI 4,710 ▼2.13 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Protesta, biznesi i shqetësuar. Dhoma amerikane: Destabiliteti tremb investitorët

Biznesi amerikan që operon në vendin tonë po shikon zhvillimet e situatës në Shqipëri, ku opozita ka deklaruar se do të djegë mandatet parlamentare.

Mark Crawford, president i Dhomës amerikane të Tregtisë thotë se, për pjesën politike do të jetë Ambasada e Shteteve të Bashkuara që do të japë mendimet e veta, por në aspektin ekonomik, mungesa e stabilitetit prek investimet.

“Çdo gjë që jep stabiliteti është një plus, çdo gjë që krijon një ambient që nuk është i qëndrueshëm është një minus. Kështu që kuptohet që investiorët mund të thonë ‘ok’, nuk dimë çfarë do të ndodhë, të presim! Nuk është se nuk do të investojmë, por do të presim. Ose siç e thashë përpara, nuk jam i shqetësuar për ata që janë këtu, ose për ata që ne e dimë që mund të vijnë këtu, por jam i shqetësuar për ata që nuk vijnë edhe ne nuk dimë që mund të kishin ardhur këtu”, tha Mark Crawford, president i ACC-së.

Krijimi i një imazhi pozitiv është detyrë e të gjithëve, shton Crawford.

“Jo vetëm qyetarët, por edhe politikanët të krijojnë një imazh pozitiv, se gjithmonë do të ketë mosmarrëveshje, qoftë në biznes, qoftë në politikë. Por, nëse mosmarrëveshjet krijojnë një prishje të qeverisë, është ndryshe nga situata. Kemi mosmarrëveshje tani në Amerikë, nuk është se do të prishin qeverinë. Do të presim derisa të kemi zgjedhje”, tha Mark Crawford.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.