☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 92.77 ▼2.91%
ARI 4,684 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,366 ▼ -0.97% ETH $2,149 ▼ -2.1% XRP $1.4558 ▼ -0.3% SOL $89.4600 ▼ -0.6%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.77 ▼2.91 % ARI 4,684 ▲1.71 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.77 ▼2.91 % ARI 4,684 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Protesta e opozitës, Basha me protestuesit në sheshin “Shqiponja”

Partia Demokratike bllokoi sot akset nacionale si dhe disa rrugë kryesore në Tiranë. Protesta nisi në orën 11:00, për të vijuar deri në orën 12:00, siç ishte lajmëruar nga organizatorët.
Qendra e protestës së sotme ishte sheshi “Shqiponja”, ku bashkë me protestuesit dhe deputetët e opozitës, ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Jemi bashkuar për zgjedhje të lira e të ndershme, që do të largojë kriminelët nga institucionet, që do të luftojë drogën e do të krijojë kushtet për zgjedhjet e lira e të ndershme dhe zbatimin menjëherë të vetting-ut dhe reformës në drejtësi. Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë sakrificë dhe qëndresë”, tha Basha në fund të protestës.
Ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka tha se bëhet fjalë për “një protestë paqësore dhe për tu marrë shembull”.
“Dua të theksoj se protestat e opozitës së dikurshme që drejtonte zoti Edi Rama, nuk kishin asnjë lidhje me këto protesta të PD-së. Kanë djegur dhe shkatërruar gjithçka”, tha Noka.
Kur u pyet për kostot që ka kjo protestë për qytetarët, Noka deklaroi: “Kjo protestë nuk ka kosto. Për qytetarët ka kosto krimi dhe papunësia. Protestat e opozitës janë për t’i dhënë frymë qytetarisë në këtë vend”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.