Rajoni

Protestë në Selanik

-Qindra njerëz morën pjesë në tubimin me parullën “Nuk shantazhohemi, nuk nënshtrohemi, nuk kemi frikë, nuk bëjmë mbrapa, fitojmë”, që u organizua dje nëpërmjet thirrjeve në rrjete sociale, pas zhvillimeve në negociatat e qeverisë dhe vendimit të Bankës Qendrore Europiane.

greqiaQindra njerëz të çdo moshe protestuan edhe në Selanik, para Kullës së Bardhë dhe ne qytete të tjera. Ndërkaq 300 intelektualë nga e gjithë bota shprehen në favor të Greqisë dhe të Europës, nëpërmjet nënshkrimit të një thirrjeje që publikohet në portalin e njohur “Mediapart”.

Me anë të thirrjes, ftohen qeveritë europiane, Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar “të respektojnë vendimin e popullit grek dhe të fillojnë me mirëbesim negociatat me qeverinë e re greke për zgjidhjen e çështjes së borxhit”. “Greqia ka nevojë për masa të menjëhershme humanitare, një pagë minimale më të lartë, krijimin e vendeve të punës, investimesh dhe masash për korrigjimin dhe përmirësimin e shërbimeve kryesore, si ato të shëndetësisë dhe të arsimit”, theksojnë ndër të tjera 300 nënshkruesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button