🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,436 ▲1.45%
DOW 45,730 ▲1.14%
NASDAQ 21,195 ▲1.92%
NAFTA 104.59 ▲1.66%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,921 ▼ -1.25% ETH $2,059 ▼ -0.85% XRP $1.3199 ▼ -2.19% SOL $81.0700 ▼ -4.31%
S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Protestë për helmimin/ Qytetarët e Krujës kërkojnë hetim: Kanë përdorur tuba nafte, uji është me ngjyrë

Qytetarë krutanë kanë protestuar sot për helmimin e mbi 600 banorëve nga uji i pijshëm.
Protesta u zhvillua para bashkisë së Krujës, ku qytetarët kërkuan vënien para përgjegjësisë të personave që duhej të mirëmbanin rrjetin dhe që shkaktuan këtë helmim masiv në qytet.

Protestuesit hodhën dyshime edhe mbi investimin e kryer në ujësjellës dhe kërkuan kontrolle mbi abuzimet e bëra. Ata thanë se tubacioni i përdorur për rrjetin e ujësjellësit në Krujë përbëhet nga tuba nafte të marra në Ballsh apo në minierat e Bulqizës, duke e mbështetur këtë këtë pretendim tek ngjyra e ujit që rrjedh në rubineta.

Javën e kaluar mbi 600 persona, mes të cilëve 150 fëmijë, përfunduan në spitalin lokal me simptoma helmimi. Rastet e para u regjistruan të dielën e kaluar, ndërsa në ditët në vazhdim numri i tyre erdhi në rritje.

Prej një jave Kruja po përballet me një situatë të pazakontë. Uji në rubineta nuk është për konsum, për t’u pirë apo gatim, po thjesht për qëllime sanitare.

Banorët po përballen me ankthin e pasojave të konsumit të ujit të rubinetit në shëndet dhe atij të ambalazhuar në ekonominë e tyre familjare.

Nga analizat e kryera në ujë u konstatua prani e bakterit enterokokus dhe amoniakut, ndërkohë që mbetet e paqartë si u kontaminua uji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.