Kronika
Prrenjas, zjarri shkrumbon tre banesa në Qukës
Tre banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Qukës të Prrenjasit, ku për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur.
Nga të dhënat e fundit rezulton se zjarri ka rënë gjatë orëve të natës dhe ka shkrumbuar tërësisht shtëpitë. Për rrjedhojë rreth 17 persona kanë mbetur të pastrehë.
Zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, nga hetimet e para dyshojnë që shkak të jetë bërë një bombol gazi. Ndërkohë, dy nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë.