☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,550 ▲ +3.34% ETH $2,133 ▲ +5.36% XRP $1.3507 ▲ +3.02% SOL $83.3400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Publikon vrasjen në Facebook, në kërkim nga policia

Qëlloi për vdekje një person të rastësishëm dhe pamjet i postoi në Facebook. Ngjarja ka tronditur qytetin e Clevelandit në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, Steve Stephens, i cili tha më vonë në një video tjetër se kishte vrarë 13 persona, e se po kërkonte viktima të tjera.

Shefi i policisë së Clevelandit, Calvin Williams konfirmoi vrasjen, por tha se nuk ishin në dijeni të ndonjë rasti tjetër të ngjashëm.

“Ne do të donim që ai të vetëdorëzohej, por edhe nëse kjo nuk ndodh, do ta gjejmë së shpejti, pasi mobilizimi është i madh. Aktualisht nuk dimë të ketë viktima të tjera”, tha ai.

Viktima u identifikua si 74-vjeçari Robert Godëin dhe, sipas Williams, ai ishte zgjedhur në mënyrë rastësore për atë që e përshkroi si një vrasje e pakuptimtë.

Shefi i policisë u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, pasi i dyshuari me shumë gjasa ishte ende i armatosur e i rrezikshëm. Departamenti i policisë publikoi një foto të 37-vjeçarit Stephens në faqen e saj të internetit.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po bashkëpunon me policinë lokale lidhur me rastin. Kjo nuk është hera e parë që videoja e një vrasjeje postohet apo shfaqet në Facebook. Qershorin e kaluar, një burrë u qëllua për vdekje ndërsa po xhironte veten në rrugët e Chicagos. Ndërsa në mars, një person i paidentifikuar u qëllua 16 herë po në të njëjtën mënyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.