☁️
Tiranë 24°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.42 ▲8.13%
ARI 4,743 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,825 ▼ -1.12% ETH $2,190 ▼ -1.13% XRP $1.3283 ▼ -0.23% SOL $82.0300 ▼ -0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.42 ▲8.13 % ARI 4,743 ▼0.92 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.42 ▲8.13 % ARI 4,743 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Punët që robotët nuk mund të na i marrin

Zhvillimi i inteligjencës artificiale, sidomos vitet e fundit, ka rritur edhe më tej ankthin mes njerëzve se në një të ardhme, ndoshta jo fort të largët, robotët jo vetëm që do të zëvendësojnë njeriun në shumë vende pune, por do ta bëjnë edhe më mirë atë punë.

Pas gjithë kësaj frike qëndron një gjysmë e vërtetë. Instituti i Teknologjisë në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara, një ndër më të zëshmit në këtë sektor, qetëson duke deklaruar se ka ende disa punë, disa profesione që robotët nuk mund t’i kryejnë, as sot dhe as në dekadat në vazhdim.

Kjo është njëra anë. Ana tjetër pozitive për njeriun, sipas këtij instituti, është se vetë inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në të ardhmen në krijimin e vendve të reja të punës për njeriun.

“Disa punë mund të zhduken, të reja do të krijohen dhe disa të tjera do të bëhen më të vlerësuara”, thonë Erik Brynjolfsson dhe Andreë McAfee.

Sipas tyre, ka tre fusha kryesore ku njeriu ka një avantazh të theksuar ndaj makinerive dhe që të trija janë sektorë kyçë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Krijimi/Risitë

Këtu përfshihen shkrimet krijuese, imagjinata, argëtimi dhe zbulimi shkencor. Koha nuk ka qenë më e përshtatshme se sot për të qenë një artist sepse mund të përdorësh teknologjinë për të përhapur idenë apo krijimin tënd.

Ndërveprimi shoqëror

Robotët nuk e kanë lidhjen emocionale, të paktën për momentin. Personat e motivuar që janë nuhatës ndaj nevojave të të tjerëve, sidomos në fushën e tregut dhe konsumit, janë atë që shndërrohen në menaxherë dhe udhëheqës të zotë. Studimet e fundit tregojnë që ka një rritje të fortë të kërkesës për persona të zotë në komunikimin social.

Fleksibiliteti

Robotët nuk kanë ende lëvizshmërinë dhe shkathtësinë e një njeriu. Ata mund të “evoluojnë” me shpejtësi, por njerëzit kanë ende mbi supe avantazhin e mijëra viteve përvojë në këtë fushë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.