Ekonomia

Punimet e Kuvendit mbyllen me 18 dhjetor

Kuvendi pritet t’i mbyllë punimet për vitin 2014 me 18 dhjetor, kur edhe është përcaktuar të mbahet seanca e fundit e këtij sesioni.

kuvendi-ne-seance-plenare-2-525x3503Gjatë kësaj periudhe, komisionet kuvendore do të duhet të shqyrtojnë një serë nismash të planifikuara për t’u votuar në tre seancat e ardhshme.

Në listën e projektligjeve të depozituara në Kuvend janë ai për procedurat tatimore, që parashikon thjeshtim procedurash dhe përcakton fondin e shpërblimit për tatimorët.

Po ashtu, për t’u shqyrtuar e miratuar është edhe marrëveshja e kredisë me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për sektorin e energjisë dhe projektligji për vlefshmërinë e titujve të pronësisë për tokat bujqësore.

Një projektligj tjetër është edhe ai që thjeshton procedurat e nënshkrimit të marrëveshjeve të huamarrjes për ministrinë e Financave, ku Kuvendit i hiqet kompetenca e miratimit të cdo marrëveshje huaje që është në përputhje me nivelin e borxhit publik të përcaktuar në buxhetin e shtetit.

Një moment i rëndësishëm i këtyre javëve të parambylljes së sesionit parlamentar është edhe plotësimi i vendeve vakante në Bankën e Shqipërisë, ku duhet përzgjedhur e votuar Këshilli Mbikqyrës dhe Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë.

Palët i kanë mbyllur procedurat e aplikimeve për të interesuarit për vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës ndërsa pritet që shumë shpejt kreu i shtetit të publikojë edhe kandidaturën për Guvernator të Bankës së Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button