Kronika

Pushohet çështja ndaj deputetëve Ndreu dhe Ndoka

Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj dy deputetëve Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët akuzoheshin për goditje ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.

Pas daljes nga gjykata, Ndreu tha për mediat se çështja në fjalë nuk duhet të kishte nisur kurrë.

“Nuk kam pasur kurrë probleme me drejtësinë dhe kjo çështje nuk duhet të kishte filluar. Ishte qesharake. Unë nuk do të jem kurrë bashkëpunues me krimin. Konflikti ishte vetëm për njollosje të figurës sime”, tha Pjerin Ndreu.

Prokuroria e Përgjithshme i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë t’i shpallte fajtorë deputetët për akuzën “goditje për shkak të detyrës”, në dëm të deputetit Gent Strazimiri.

Prokurori i çështjes i pati thënë Gjykatës së Lartë se, për ngjarjen e korrikut 2014, kur Strazimiri u sulmua në korridorin e Kuvendit nga dy kolegët në mazhorancë, Pjerin Ndreu të dënohet me 8 muaj burgim dhe Ndoka me një vit burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button