🌤️
Tiranë 3°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,710 ▲ +0.75% ETH $2,002 ▲ +0.67% XRP $1.3330 ▲ +0.26% SOL $82.5300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Pushtimi i karkalecave/ Pas tokave bujqësore insekti përhapet edhe në qytete

Kohët e fundit në qytet vërehet një prani e shtuar e karkalecave nëpër lagjet dhe shtëpitë tona

Entomologët apo studiuesit e insekteve thonë që bëhet fjalë për karkalecin migrator, i cili zakonisht jeton në zonat urbane, është i padëmshëm dhe ushqehet në bimësi.

“Është një specie, e cila pothuajse në mënyrë të përvitshme është prezent në vendet urbane. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Kjo specie nuk rrezikon asnjë lloj dëmi qoftë edhe për bimësinë nëpër lulishte. Nuk është agresive, kështu që do të thoja nuk ka shqetësim”, tha entomologu Shpend Shahini.

Edhe për sa kohë do jenë të pranishme?

“Momentalisht larvat janë kthyer në insekte të rritura. Është një moment biologjik që ky dëmtues është në këtë fazë. Gjatë muajt shtator fillojnë të vendosin vezët dhe insekti i rritur shkon drejt ngordhjes”, tregon ai.

Karkaleci migrator a ka lidhje me karkalecat e fushave?

“Në kushtet e fushës më shumë prezentë janë karkaleci italian dhe maroken. Ne nuk jemi në ato nivele ku kemi ndonjë shqetësim të jashtëzakonshëm. Krahas mbrojtjes nuk mund të përdorim pesticide pa masë. Trajtimet kimike janë bërë në kohën e duhur. Masat kanë qenë komplekse dhe mjaft efektive. Në këto nivele që jemi pothuajse është në normalitet”, tha Shahini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.