Bota
Putin i hapur per takim me Obamen
Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për një takim me presidentin Barak Obama kur udhëheqësi rus të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Rusisë.
Duke folur me gazetarët në Sevastopol të Krimesë, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov konfirmoi se zoti Putin do të marrë pjesë në seancën e 70 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon në Nju Jork më 15 shtator.
Zoti Lavrov tha se zoti Putin do të takohet me Presidentin Obama në qoftë se pala amerikane sinjalizon se ajo e dëshiron një takim të tillë.