Bota

Putini kërcënon Amerikën: Do të publikoj dëshmitë se ju e kryet sulmin e 11 shtatorit!

Ekspertët amerikanë pohojnë se pavarësisht faktit se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë më të këqijat që nga Lufta e Ftohtë, ky është vetëm fillimi i problemeve dhe acarimit të marrëdhënieve. Ngjarjet në botë shfaqin “një qetësi para stuhisë”, vlerësojnë analistët botërorë.

putini-k-euml-rc-euml-non-amerik-euml-n-do-t-euml-publikoj-d-euml-shmit-euml-se-ju-e-kryet-sulmin-e-11-shtatorit_hdRusia është duke u përgatitur të publikojë disa “prova”, sipas të cilave SHBA-të dhe inteligjenca amerikane ishin të përfshira në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, përkatësisht në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York. Si “dëshmi” do të përfshihen imazhet e marra nga satelitët.

Sipas gazetës ruse Pravda, “provat do të dëshmojnë se SHBA-të kanë organizuar sulmet terroriste, ndërsa më pas zyrtarët shtetërorë janë marrë me manipulimin e opinionit publik”.

“Pravda” shkruan se SHBA-të kanë krijuar rrethanat sipas të cilave qytetarët amerikanë janë viktimë të terrorizmit ndërkombëtar, ndërsa e gjithë kjo “fsheh dëshirën e Washingtonit zyrtar që të kontrollojë burimet e naftës në Lindjen e Mesme”.

Kujtojmë se teoricienët konspirativë për vite me radhë kanë pohuar se SHBA-të janë përgjegjës për sulmin ndaj “Kullave Binjake”.

Sipas rusëve, “dëshmitë do të jenë aq bindëse, sa që do të hedhin poshtë tërë pohimet e Qeverisë amerikane për sulmet në New York”.

Rusia në këtë mënyrë dëshiron të dëshmojë se “SHBA-të kanë shfrytëzuar këtë sulm si karrem për t’i frikësuar qytetarët e saj e si pretekst për operacionet e luftës në vendet e huaja”.

Në rast se kjo taktikë e presidentit rus, Vladimir Putin, është e suksesshme, atëherë kjo do të ishte një goditje për publikun në Amerikë që do të provokojë zemërimin e qytetarëve, si dhe protestat masive në të gjithë vendin.

Në anën tjetër, nëse dëshmohet se organizatori i sulmeve terroriste në SHBA është vetë Washingtoni zyrtar, atëherë kjo do ta diskreditojë atë plotësisht në luftën kundër terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button