🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.89 ▲0.02%
ARI 4,785 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,222 ▲ +1.42% ETH $2,222 ▲ +1.81% XRP $1.3426 ▲ +1.08% SOL $83.6800 ▲ +1.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.89 ▲0.02 % ARI 4,785 ▼0.69 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.89 ▲0.02 % ARI 4,785 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pyetësori problematik! Nxënësit minorenë përgjigjen për seksin

Nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç kanë plotësuar në shkolla një pyetësor me qëllim vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore.
Por, në morinë e pyetjeve, gjen edhe nga ato që lidhen me seksin. Pyetje konkrete, nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe cila ka qenë menyra.

Diskutimet mes prindërve dhe fëmijëve për marrëdhëniet seksuale mbeten tabu në shoqërinë shqiptare. Megjithatë, kundër bisedave të tilla intime janë edhe të huajt.

“Është e turpshme, por nuk di nëse në klasën e vajzës time është bërë një pyetësor i tillë. Kjo e drejtë i përket fillimisht prindërve, që t’u mësojnë gjithçka fëmijëve të tyre, edhe mbi çështje që lidhen me marrëdhëniet seksuale, ndërsa shkolla ndihmon ndihmon prindërit në këtë rast. Nuk do preferoja që fëmijës tim t’i bëhen këto pyetje. Për mua është shumë herët, sepse ata thonë që duhet të blesh edhe librta jashtëshkollorë për marrëdhëniet seksuale. ju vetë flisni me fëmijët për marrëdhëniet seksuale? Jo!”, thonë prindërit.

Po përfaqësuesit që mbrojnë të drejtat e fëmijëve çfarë thonë për këtë rast?

“Rekomandimi është që të mos kalohet në pyetje specifike që kanë të bëjnë me mënyrën sesi kryhet seksi, si nga OBSH, edhe nga organizata të njohura ndërkombëtare, që merren me pyetësore profesionalë. Një pyetje shumë subjektive edhe për një të rritur jo më për fëmijët, për të cilët studimet thonë se në moshën 15 vjeç nuk kanë hyrë ende në marrënie seksuale”, thotë Altin Hazizaj, Drejtues CRCA.

Ekspertët thonë se pyetje të tilla specifike, për mënyrën sesi 11, 13 apo 15 vjeçarët bëjnë seks janë kategorkisht të ndaluara në botë. Madje, çdo studim shkencor duhet të ketë një person që mban përgjegjësi juridike dhe etike, nëse konstatohet se janë shkelur të drejtat e fëmijëve, si në rastin e pyetjes: çfarë lloj seksi bëni, duke ofruar edhe alternativat përkatëse.

Por, Ministria e Arsimit tha se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës përfshirë edhe Kanadanë dhe se pyetjet për sjelljet seksuale u janë adresuar vetëm 15 vjeçarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.