☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,510 ▼1.24%
DOW 46,031 ▼0.86%
NASDAQ 21,563 ▼1.67%
NAFTA 94.94 ▲5.12%
ARI 4,390 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,096 ▼ -2.68% ETH $2,069 ▼ -4.53% XRP $1.3616 ▼ -3.67% SOL $87.3700 ▼ -5.05%
S&P 500 6,510 ▼1.24 % DOW 46,031 ▼0.86 % NASDAQ 21,563 ▼1.67 % NAFTA 94.94 ▲5.12 % ARI 4,390 ▼3.57 % S&P 500 6,510 ▼1.24 % DOW 46,031 ▼0.86 % NASDAQ 21,563 ▼1.67 % NAFTA 94.94 ▲5.12 % ARI 4,390 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qetësohet situata nga vërshimet në Malishevë, por janë shkaktuar dëme

Situata nga vërshimet e dy ditëve të fundit në Malishevë është qetësuar pas ndërprerjes së shirave, por gjatë këtyre vërshimeve, janë shkaktuar disa dëme, kryesisht në bujqësi, por edhe në infrastrukturë në përgjithësi.

Si pasojë e vërshimeve, është bllokuar një lagje në fshatin Guncat, pasi është shembur një pjesë e rrugës që lidhë lagjen me fshatin dhe rrugët tjera.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, në këtë lagje, për shkak të rrëshqitjeve të tokës, është shembur edhe rruga, duke ju pamundësuar lëvizjen me vetura banorëve të kësaj lagjeje. Rruga është dëmtuar edhe në aksin rrugor Malishevë-Duhël, përkatësisht në fshatin Banjë, si dhe është dëmtuar një rrugë në fshatin Lubizhdë.

Edhe diga në Mirushë, është dëmtuar edhe më shumë, por ende nuk ka rrezik, pasi sasia e ujit është ulur për dy metra në liqenin e Mirushës.

Si pasojë e reshjeve, shumë puse janë ndotur dhe uji është i papërdorshëm.

Të gjitha rrugët janë të hapura dhe përjashtuar një lagje në Guncat, qarkullimi i qytetarëve zhvillohet pa problem.

Komuna e Malishevës, ka formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, vazhdon të mbetet në gatishmëri të plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.