☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,123 ▲ +0.94% ETH $2,031 ▲ +1.35% XRP $1.3549 ▲ +0.97% SOL $83.9700 ▲ +0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve: SHBA, Zvicër, Gjenevë, Vjenë…

Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cileve u ka mbaruar mandati prej disa vitesh apo kane mbushur moshen e pensionit. Ky proces ka qene bllokuar per shkak te ish presidentit Ilir Meta, proces i cili duket i zhbllokuar me ardhjen e z.Bajram Begaj, ne krye te shtetit.
Top Channel mëson se në krye të kësaj jave pritet të mbërrijë, në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtëm, lista me propozimet e grupeve të para të ambasadorëve të. Si qeveria dhe presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e ambasadorëve të rinj.
Por një nga anëtarët e deputetëve të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtëm në dijeni të propozimit të tregoi se:
Ilir Gjoni është ambasador në Zvicër, propozohet të shkojë ambasador në NATO, pasi ambasadori aktual Visho Ajazi Lika mbush moshen e pensionit.
Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analist, Mustafa Nano i cili më parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik.
Vendin e mbetur bosh në Emiratet e Bashkimit Arabe nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi, ambasador aktual në Malin e Zi.
Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, do të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.
Ish nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përballë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Gjenevë .
Ndërsa diploma shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, pritet të drejtohet nga ish deputeti socialist Fate Velaj.
Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është i favorizuar për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.
Emërimi i ambasadorëve të rinj behet me propozimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, dhe pasi merr aprovimin e kryeministrit, ato dergohen për miratimin e presidentit.
Natyrisht, me pare kandidatet per ambasadore,  zhvillojne procesin e dëgjimit në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.