Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,820 ▲ +1.9% ETH $2,116 ▲ +2.41% XRP $1.4157 ▲ +1.88% SOL $88.5700 ▲ +2.05%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria: Nuk është biseduar me askënd për themelimin e “komunës së Prilluzhës”

Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me protestën e thirrur për sot nga tre partitë opozitare në Vushtrri, bën të ditur se arsyeja e thirrjes së saj është krejtësisht e pavërtetë dhe e shpikur nga këto subjekte.

“Në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, deklaroi pak më parë qeveria.

Qeveria e Kosovës konsideron se, “thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një ‘komune’ të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare është konfirmim i plotë i faktit se tre partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend”.

Në deklaratën e qeverisë kosovare më tej theksohet se, pretendimet për krijimin e “komunës së Prilluzhës”, janë një sajim i radhës i tri partive opozitare, të cilat pas diskreditimit publik të kauzave të deritanishme dhe metodave jodemokratike të përdorura në kuadër të tyre, po përpiqen që me trillime politike dhe duke mos kursyer mjetet e dhunës, të manipulojnë qytetarët me qëllim që të vijnë në pushtet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton partitë opozitare që të heqin dorë nga manipulimet dhe kauzat fiktive dhe që të jenë pjesë e dialogut institucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, zhvillimin ekonomik e social dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike”, përfundon deklarata e dërguar.

Opozita ka njoftuar se, “sot në orën 13:00 Vushtrria proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe”.

“Nëse do të themelohej kjo komunë, fshatrat Prilluzhë, Gracë, Babimoc edhe Plemetin, mendohet të jenë 4 fshatrat fillestarë për ta themeluar Komunën e Prilluzhës. Themelimi i një komune të tillë prek bazenin e thëngjillit dhe termocentralin. Fshati Plemetin kufizohet me termocentralin dhe me një pjesë të pasurive të thëngjillit në Kosovë. Themelimi i Komunës së Prilluzhës, i jep të drejtë kësaj komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit. Përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në ‘Zajednicë’, Serbia merr kompetenca vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit të Kosovës”, ka deklaruar VV.

Më tej ka shtuar, mes tjerash, se, në territorin e këtyre fshatrave kalojnë edhe hekurudha, rruga nacionale, lumi Sitnica dhe kanali Ibër-Lepenc.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.