Ekonomia

Qeveria nxjerr rregulloren për rrugët me koncesion

Kriteret/ Procedura kalon nga tre ministra, afate të përcaktuara për çdo fazë

 

Tuneli-Tirane-ElbasanKërkesat për të marrë një rrugë me koncesion do të miratohen ose rrëzohen në afate dhe kritere të përcaktuara. Në çdo rast do të jenë tre ministra përgjegjës, përfshirë atë të Financave, për ndjekjen e procedurave. Kjo është një nga elementët kryesorë të vendimit të qeverisë “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion ose partneritet publik privat (PPP)të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve”. Këto rregulla përcaktojnë veprimet përgatitore për dhënien e një kontrate me koncesion ose PPP. Një koncesion i tillë nis me vlerësimin e pranueshmërisë, përmbajtjes dhe trajtimit të  propozimeve të pakërkuara, (pra të paraqitura nga vetë të interesuarit). Ndërkaq caktohet procedura për vlerësimin dhe miratimin e projekteve të koncesionit/ PPP që kërkojnë mbështetje financiare, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit. Qeveria për qëllime të zbatimit të këtyre rregullave, ka vendosur se kufiri i ulët monetar është 5 milionë lekë. Studimi paraprak është hapi i parë për fillimin e një procedure për dhënien e një kontrate me koncesion/ PPP, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturë, si autoritet kontraktues, kryen veprimet paraprake. Si fazë të parë të studimit të fizibilitetit, autoriteti kontraktues përgatit studimin paraprak. Në çdo rast, për projektet e koncesioneve ose PPP, autoriteti kontraktues njofton Ministrinë e Financave para se të kalojë në studimin e fizibilitetit. Faza e fundit e studimit të fizibilitetit, sipas vendimit të qeverisë, do të fokusohet në analizimin e faktit nëse projekti i hartuar si një koncesion ose PPP është ekonomikisht më i favorshëm, krahasuar me alternativën e prokurimit tradicional. Vetëm projekti që përmbush të gjitha kushtet mund të vijojë me shpalljen e procedurës së dhënies me koncesion/PPP, ose të paraqitet për miratim në Ministrinë e Financave. Vendimi për ta refuzuar propozimin do t’i komunikohet propozuesit brenda 30 ditëve. Afati për përfundimin e studimit të fizibilitetit, në rastin e një propozimi të pakërkuar fillon nga data e dhënies së vendimit, dhe është jo më shumë se: a) 4 muaj, kur propozuesi ka paraqitur një studim fizibiliteti të plotë; b) 6 muaj, në rastin kur ka dorëzuar të plotë analizën teknike dhe ekonomike; c) 2 vjet, kur ka dorëzuar vetëm formën minimale të propozimit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button