☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 90.51 ▼3.6%
ARI 4,521 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,993 ▼ -1.01% ETH $2,092 ▼ -0.22% XRP $1.3366 ▼ -0.35% SOL $84.2600 ▼ -0.19%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 90.51 ▼3.6 % ARI 4,521 ▼0.31 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 90.51 ▼3.6 % ARI 4,521 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Kronika

Qindra besimtarë në të gjithë Shqipërinë festojnë Kurban Bajramin, thirrje për solidaritet dhe bashkim

Qindra besimtarë myslimanë në të gjithë Shqipërinë falën mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit. Besimtarët në Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Fier janë mbledhur nëpër sheshe e xhami për të festauar një ndër festat më të rëndësishme të kalendarit islam.

Për besimtarët myslimanë, Kurban Bajrami simbolizon sakrificën e njeriut për të fituar faljen, mëshirën dhe shpërblimin e Zotit, ndërsa mbetet një festë që bashkon familjet dhe forcon ndjenjën e solidaritetit në komunitet.

Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, udhëhoqi ceremoninë e faljes, duke e cilësuar këtë ditë si një nga momentet më madhështore për besimtarët myslimanë.

Nën lutje dhe mesazhe paqeje, ceremonia e faljes u udhëhoq nga Myftiu i Elbasanit e cilësoi Kurban Bajramin si një ditë sakrifice, reflektimi dhe afrimi me Zotin. Në mesazhin e tij ai uroi besimtarët për më shumë mirësi, begati dhe harmoni në familje, ndërsa bëri thirrje për solidaritet dhe bashkim mes njerëzve.

Të shumtë kanë qenë besimtarët myslimanë që kanë falur namazin e Kurban Bajramit në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori” në Korçë.

Ka qenë myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi ai që ka drejtuar faljen ndërsa u ka kërkuar besimtarëve myslimanë të kenë më tepër unitet dhe të jenë prezent në ndihmën ndaj të varfërve. Besimtarët e Korçës pas faljes kanë uruar për begati dhe prosperitet.

Me qindra besimtarë mysliman në Vlorë janë mbledhur në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin e Kurban Bajramit. Janë besimtarë të Vlorës por nuk mungojnë as besimtarë me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.

Fjalën e tij Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku e ka përqëndruar në disa pika. Gjithçka sipas Hoxhllakut nis nga familja.

“Familja është gjëja më e shtrenjtë në botë e cila po cënohet dhe është detyra jonë që ta mbrojmë familjen, ta duam dhe respektojmë atë”, tha ai.

Pika e dytë është Gjuha, që Hoxhllaku thotë se të gjithë duhet të japin kontributin për ta mbrojtur.

“Nëse humbet gjuha, tradita dhe kultura një popull humb identitetin Gjuha duhet përdorur gjithmonë për mirë”, shtoi ai.

Pika e tretë, Toka që ka dhuruar zoti i gjithësisë. Hoxhllaku thotë mbrojtja e atdheut është një përgjegjësi.

Në Gjirokastër në mjediset e Pallstit të Sportit besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit. Falja është drejtuar nga myftiu i Gjirokastrës, Ermin Gjana.

“Përcjell urimet e mia më të përzemërta për një Kurban Bajram sa më të gëzuar, të begatë, të bollshëm dhe të bereqetshëm për të gjitha familjet shqiptare. Le të jetë kjo festë, një festë e afrimit me Zotin, me krijuesin tonë por nëpërmjet veprave të mira, nëpërmjet solidarizimit, afrimit me shoqërinë tonë, nëpërmjet ndarjes së sofrës sonë me ata që kanë më pak mundësi”, tha ai.

Falja në Berat është drejtuar nga myftiu, Bilbil Talla, i cili në mesazhin e tij për besimtarët ka përcjellë urime për më shumë paqe, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare. Ai ka bërë thirrje për solidaritet, mirëkuptim dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, duke theksuar vlerat që përcjell kjo festë e shenjtë.

Qindra besimtarë myslimanë në Fier kanë falur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, namazin e Kurban Bajramit në Sheshin Qëndror të qytetit. Ritit të faljes i ka paraprirë me fjalën e tij kreu i Myftinisë, Mikele Hazizolli, i cili në fjalën e tij ka theksuar se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam që simbolizon sakrificën , solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror.

Hazizolli ka dhënë mesazhin e fuqishëm për ti qëndruar pranë familjes pasi në kohën e internetit njerëzit janë ftohur me njëri- tjetrin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.