Ekonomia

Rama: Deri tani 32 kandidatë për në Këshillin Mbikqyrës të BSH-së

Rreth 32 persona nga vende të ndryshme të kanë aplikuar si kandidatë për anëtarë të ardhshëm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, vetëm pak ditë pas thirrjes së Kryeministrit Edi Rama.

TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë  ATSH.Foto: Agim Dobi

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shefi i qeverisë shqiptare bën të ditur se “falenderoj përunjësisht të tridhjetë e dy aplikantët që nga vende të ndryshme të botës kanë shprehur derin sot interesimin e tyre për t’u konsideruar si anëtarë të ardhshëm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në adresën këshillimbikqyrësBSH@kryeministria.al.

Rama rikujton se se afati i fundit ështe data 30 shtator dhe mirëpresim me kënaqësi e mirënjohje aplikime të tjera. Kreu i Ekzekutivit u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombqtar qe të bëhën pjesë e procesit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

“Qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane fton shqiptarët e shqiptaret që punojnë sot në sistemin financiar ndërkombëtar dhe që janë të disponueshëm të shqyrtohen si kandidatura të mundshme për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, të postojnë letrën e tyre të interesit në adresën e çelur enkaskeshillimbikqyresBSH@kryeministria.al”, ka deklaruar më parë Rama. Po ashtu, kryeministri është shprehur se “ky proces është tërësisht i bazuar në vullnetin e mirë të qeverisë për të dhënë kontributin e saj që Banka e Shqipërisë të dalë më e pavarur dhe më e sigurtë nga situata e krijuar. Prandaj edhe pse ligji nuk përcakton apo rregullon ndonjë proces a procedurë shprehjeje interesi për mënyrën se si përzgjidhen kandidatët e Këshillit Mbikqyrës nga propozuesit e tyre përpara se të votohen në Kuvend, ne e çelim këtë proces:

a) Për të pasur një mundësi sa më të gjerë përzgjedhjeje

b) Për t’i dhënë hapësirë të merret në konsideratë kujtdo që ka mundësi të japë një kontribut si edhe dëshirë që ta bëjë këtë

c) Për ta ngritur Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në një stad të ri përgjegjësie e përgjegjshmërie profesionale

d) Për të vendosur meritën si parakusht të përzgjedhjes dhe thelluar depolitizimin e Këshillit Mbikqyrës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button