☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3488 ▲ +1.37% SOL $83.3700 ▲ +0.69%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Rama e ka inspiruar”/ Salvador Kaçaj: Atentatin ndaj meje e ka organizuar kryetari i bashkisë

Ish-kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj ka dyshime se tentativa për atentat ndaj tij më 14 Maj është organizuar nga kundërshtarët e tij politikë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kaçaj, pretendon se autorët me maska që e kanë kërcënuar me armë ditën e zgjedhjeve, janë frymëzuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, për të cilin thotë se për 3 javë me radhë e ka sulmuar gjatë fushatës elektorale në Lezhë.

Klodiana Lala: PD ka denoncuar çdo incident gjatë zgjedhjeve. Si ka mundësi që ju keni heshtur dhe nuk dolët në një deklarim për të denoncuar këtë atentat të pretenduar ndaj jush dhe a keni denoncuar emra konkretë në prokurori?

Salvador Kaçaj: Kam dhënë konferencë për shtyp në darkë në 14 Maj dhe e kam denoncuar. Djali ka bërë denoncimin dhe në ambasadën amerikane se është shtetas amerikan. Ata ishin me maska, nuk kam si të jap emra.

Blendi Fevziu: Po a ke indicie të tuat? Nuk ka rëndësi emri.

Salvador Kaçaj: Ka qenë dita e zgjedhjeve. Këta njerëz i ka organizuar kryetari i partisë, kryetari i bashkisë, kandidati, këta janë organizatorët e këtij krimi.

Blendi Fevziu: Po pse duhet të ju kërcënonin?

Salvador Kaçaj: Nuk e di a jeni të informuar, 3 javë rresht, kryeministri është marrë vetëm me mua në të gjithë qarkun e Lezhës, në Laç, Milot e në çdo vend ku ka shkuar është marrë vetëm me emrin tim është marrë vetëm me mua, kryeministri i Shqipërisë. Përveç se organizon dhe i përgënjeshtron, pastaj kur kryeministri del një ditë mbrapa dhe flet në atë mënyrë, cila polici do të ketë kurajo për ta hetuar? 3 javë fushatë, kryeministri është marrë vetëm me mua, vetëm me emrin tim, më ka sharë, kërcënuar dhe intimiduar.

Klodiana Lala: Pra, po akuzoni vetëm kryeministrin?

Salvador Kaçaj: Natyrisht, ai është inspiruesi. Ai i ka inspiruar dhe ju ka dhënë zemër për të bërë atë veprim sepse për ta bërë atë veprim duhet goxha guxim dhe mbështetje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.