Politika

Rama e paralajmëroi nga Kuvendi, vjen reagimi i Metës

Teksa kryeministri Edi Rama mbante fjalimin e tij në Kuvend me akuza e paralajmërime ndaj Ilir Metës për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka ardhur reagimi i Presidentit.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit, ka postuar një foto duke i uruar “mirëmëngjes” shqiptarëve.

“Mirëmëngjes miq! Drejt Kalabrisë tek Arbëreshë,” shkruan Meta, i cili shfaqet pranë analistit Ilir Kulla.


Kryeqeveritari  paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.

Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare.

Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave,” u shpreh Rama.

Ndërkohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut

Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Related Articles

Nje koment

  1. Sa i perket vizites ne Kalabri, i urojm suksese, ne kete vit jubilar te Skenderbeut, ndersa, sa i perket mosdekretimit te zotit Sander LLeshi si minister i brendeshem, i propozuar nga kryeministri rama, Zoti Meta, jo vetem qe ka len shijen me te hidhur me kete qendrim, bile edhe parardhesi i tij Nshani, qe ishte ushtar i bindur i PD dhe Sali Berishes, i beri kritik publike qendrimit antikushtetus, per mosdekretimin e kandidatyres te kryeministrit
    Ajo, qe esht me shqetesuse, per te sotmen dhe te ardhmen e vendit ton, me President Ilir Meten esht , fakti qe, zoti Meta ka ceshur kostumin e presidentit te republikes, si person mbi palet politike, si garant i kushtetutes dhe unitetit te popullit, dhe ka veshur kostumin e shemtuar te nje politikani.
    SH qiptaret brenda dhe ne me qindra mij jasht vendit, pam me ze, figur dhe cirje, sharje, fyerje te kundershtareve politik dhe premtime ne hava te partis LSI , gjat zgjedhjeve parlamentare te Qershorit te viti qe kaloi, kur Meta ishte miratuar ne paralament, vetem pritej dekretimi, akti formal nga ish presidenti Nishani, ndersa Ilir Meta i shoqeruar nga garda dhe nga nje pjes rrugacesh te armatosur , benin thirje per armatosje dhe kryengritje te armatosur, nga jugu ne veri. ku kulmin ariti ne qytetin e Lezhes, me thirjet histerike.
    Si person politik dhe jo kushtetus , veproi edhe e rastin e zotit LLeshi, i cili ka kredncjalet dhe vleresimet e instucjoneve legjitime te vendit dhe atyre nderkombetare, dhe Zoti Meta, kerkon akoma te mendohet, se, si doli koha e mjaftushme e parashikuar ne kushtetut, prej shtat ditesh.
    Me kete qendrim antikushtetus, meriton te shikohet ecuria e tij. Mazhoranca e propozoi dhe e beri presidenmt , se opozita me pd ne krye se pranonin, ka gjith te drejten kushtetuse, te rishikoi qendrimin ne nje te ardheme. SHqiperia esht Republik Parlamentare, ku roli i presidentit esht onorifik.
    pamvaresisht se opozita e djeshme sot esht bashkuar me LSI dhe e mbron me thonj Ilir Meten qe dje se miratoi, vetem per faktin, Sepse e shoqja e presidentit kryetare e LSI esht ber njesh me PD, po sabotijn rreformen ne drejtesi, sidomos gritjen e institucjoneve, qe dote ndjekin krimin, koorupsjonin ne nivele te larta, politike e shtetrore, si, SPAK, KLGJ.
    Keshtu ndoth, kur bure e grua, marin poste te larta shtetrore dhe partiake. ku buri esht president dhe e shoqja, gruaja, kryetare e nje partie. Ky esht rast unikal, ne te keqe te shqiperis dhe shqiptareve.
    Mbase i theret mendjes zoti Meta dhe e korigjon mendimin, sic ndodhi me kryetarin e SHIKUT Elidon Bendon, qe per kapricon e tij e la nje vit kete institucjon pa dekretuar propozimin e kryeministrit Rama, si kryetar te SHISHIT. vetem e vetem per kaprico. me shum partiake se sa kushtetetuse dhe institucjonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button