Politika

Rama: E shumëpritur zgjedhja e Kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk si president i BE

Donald-Tusk-kryeministri-i-Polonise-525x350 Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot me anë të një postimi në rrjetin social “Tëitter” edhe zgjedhjen e Kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk si President të BE.

“E shumëmirëpritur për ne edhe zgjedhja e kryeministrit të Polonise Donald Tusk si President i BE! Reformator dhe europianist i vendosur”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Shefat e shteteve të BE-së kanë vendosur në samitin e tyre të jashtëzakonshëm në Bruksel që të emërojnë Kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, për pasardhës të Herman van Rompuyt në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.

Tusk do të ketë mandatin prej dhjetorit të këtij viti deri në maj të vitit 2017. Pas këtij vendimi të samitit të BE-së, Jean Claude Juncker, i cili është emëruar si Kryetar i ardhshëm i Komisionit Evropian, do të vazhdojë përgatitjet për formimin e ekipit të tij të ri të Komisionerëve.

Gjatë muajve shtator dhe tetor do të bëhet dëgjimi dhe konfirmimi i tyre në Parlamentin Evropian dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë prej 1 nëntori do të fillojë punën edhe Komisioni i ri Evropian duke zëvendësuar atë të Jose Manuel Barrosos të cilit për dy muaj i mbaron mandati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button