☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,434 ▼0.66%
DOW 45,653 ▼0.67%
NASDAQ 21,185 ▼1.04%
NAFTA 97.37 ▲3.06%
ARI 4,566 ▲3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,311 ▼ -3.99% ETH $1,998 ▼ -3.35% XRP $1.3418 ▼ -1.37% SOL $83.6200 ▼ -4.53%
S&P 500 6,434 ▼0.66 % DOW 45,653 ▼0.67 % NASDAQ 21,185 ▼1.04 % NAFTA 97.37 ▲3.06 % ARI 4,566 ▲3.57 % S&P 500 6,434 ▼0.66 % DOW 45,653 ▼0.67 % NASDAQ 21,185 ▼1.04 % NAFTA 97.37 ▲3.06 % ARI 4,566 ▲3.57 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

Kreu i PD-së Sali Berisha, në konferencën për mediet sot në 27 mars me gazetarët, denoncoi dhe njëherë, atë që quan narko-shtet.

Berisha thekson se Rama është droga vetë. Kreu demokrat shprehet se trafikantët kanë lidhje me nivele të larta pushtetarësh.

“Është e vërtetë që droga është dhe problem ndërkombëtar. Por si në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër në Europë. Këtu janë kapur ministra të përfshirë në trafik droge, vëllai i kryeministrit është byrazer me trafikantët. Kanabizimi u bë në Shqipëri një politikë zyrtare, si në asnjë vend tjetër. Vendi ynë renditet i pari për eksportin e kanabisit në Europë. Si askund, Rama pret bosët e Sinaloas. Trafikantët në Shqipëri kanë ndikim në qeveri. Trafiku i drogës ka zhvlerësuar euron dhe dollarin, duke i dhënë goditje fatale ekonomisë shqiptare. Në Shqipëri, portet janë në shërbim të karteleve të drogës. Rama është vetë droga”, tha Berisha.

Më tej, Berisha hodhi akuza të rënda edhe ndaj Belinda Ballukut, teksa tha se ka tentuar të blejë shtetësi të huaj.

“Të dhëna nga qytetari digjital më thonë se Balluku do që të blejë pasaporta në disa vende. Ajo ka dashur të blejë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se përpjekjet nuk janë kurorëzuar me sukses. Pas disa përpjekjeve që bëri në vendet e Gjirit Persik. Balluku po përgatitet të blejë shtetësi që t’i shpëtojë përgjegjësisë para ligjit. Natyrisht, që kryehajduti është Edi Rama. Balluku ka bërë përpjekje të pafunda, sepse ka vjedhur miliarda. Belinda Balluku ka administruar 12 miliardë euro”, deklaroi Berisha.

Berisha komentoi dhe faktin që SPAK mbylli hetimet ndaj Irena Gjokës, duke u shprehur se ky rast dëshmon se drejtësia është e kapur.

“Rama vendosi të mbyllë edhe kapakun e pusetës me Irena Gjokën. Nuk ka rast më flagrant që e tregon se Rama kontrollon drejtësinë. SPAK nuk e heton Gjokën për asgjë, por drejtësia mbyll sytë me urdhër të Edi Ramës. Gjoka nuk shkroi në formularin e dekriminalizimit as dënimin dhe as dëbimet. Të gjitha janë mbyllur me urdhër të Ramës. Irena nga Myzeqeja na doli se na qenka minoritare. Sipas Dumanit, shteti grek nuk e quan dënimin që është burgosje në më pak se një vit, pasi kanë kaluar 15 vite. Por Irena Gjoka po gjykohet në Shqipëri e jo në Greqi dhe e kishte detyrim ta deklaronte dënimin. Ideja na qenkërka se Gjoka nuk paska pasur dijeni. Dhe të tjerë nuk kanë pasur dijeni, por kjo nuk i ka shpëtuar nga drejtësia. Gjoka gjithashtu kishte harruar të deklaronte një apartament dhe një garazh”, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.