Politika

Rama: Falenderoj Presidentin. Reforma në drejtësi sa më shpejt

Gjate-tryezës-për-reformën-në-drejtësi-Foto-Florian-Abazaj121-525x350-Kryeministri: Do t’ja nxijmë jetën gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar sot në një tyrezë të thirrur nga Presidenti i Republikës, se reforma në drejtësi duhet bërë sa më shpejt, sa më plotë dhe e konsultuar së bashku me opozitën por edhe me faktorët e tjerë siç janë institucionet e pavarura dhe organet e drejtësisë.

Kreu i qeverisë shqiptare, ka falënderuar publikisht mëse njëherë Presidentin e Republikës, për thirrjen e tryezës së përbashkët mbi reformën në drejtësi dhe bëri thirrje që të gjithë së bashku t’i heqim vendit vulën e rëndë të drejtësisë së korruptuar.

Kryeministri Rama, ka risjellë në vëmendje perceptimin e qyetarëve shqiptarë mbi drejtësinë, i cili çdo vit ka qenë i pandryshueshëm.

Në emër të qeverisë dhe mazhorancës, Rama theksoi se “ka një ambicje të përbashkët që kalon dallimmet e partive për të operuar me kurajo në këtë sistem kanceroz.

Transparenca dhe llogaridhënia do sjellin hapa pozitive

Erdhëm me kënaqësi tek kjo tryezë duke shtyrë konferencën kombëtare që po përgatisin për reformën në drejtësi në koordinim me Komisionin e Ligjeve pasi besojmë se truga më e mirë për ta hapur këtë proces është diskutimi në kujdesin e Presidentit që dëshiroj ta falendëroj. Ta kthejmë në një forum të gjerë politika dhe drejtësia dhe së bashku të adresojmë problematikën e rëndë”.

Më pas Kryeministri Rama, ka theksuar se ndërhyrja në këtë sistem do të duhet të jetë e menjëhershme dhe pa hezitim.

“Ne nuk mumd të shikojmë gishtin kur gishti tregon hënën. Përpjekja jonë ka qenë në dy drejtime: nga njëra anë adresimi me ndjesinë e emergjencës problemin e më pas përpjekja për ta frenuar këtë adresim”.

Rama, duke vazhduar më tej, ka deklaruar se rezistenca ndaj përpjekjes për reforma ka qenë në emër të ligjit por fakt është se drejtësia është aktualisht e pavarur nga Kushtetuta, ligji dhe të drejtat e qytetarëve.

“Nuk ka më keq kur kthehet në nocion pengues ku sot kemi pavarësinë e sistemit të drejtësisë nga kyushtetuta, ligji dhe çdo e drejtë e njerëzve ku nuk merret në dyert e gjykatave. Në një vend ku drejtësia është mall që blihet e shitet në gjykata. Këtë problem ta adresojmë së bashku dhe në këtë rrugë nuk jemi vetëm për tja dalë mbanë, kemi edhe asistencën e çmuar të komunitetit ndërkombëtar e posaçërisht BE-së përmes një ekspertize shumë të kualifikuar dhe bazuar në një eksperiencë të vendeve që dolën nga perandoria komuniste dhe iu nënshktruan reformave të thella në drejtësi”, theksoi Kryeministri Rama”.

Kreu i qeverisë ka theksuar më tej se qeveria ka propozimet e veta për ti adresuar në 360 gradë për sistemin e drejtësisë por ka bërë thirrje nga politika të krijojë kushtet për një reformë sa më gjithëpërfshirëse.

Kryeministri Rama, ka theksuar me forcë se mazhoranca ka vullnetin që buron nga kërkesa e qytetarëve për ta çmontuar korrupsionin në drejtësi, që në fakt është kthyer në sistem.

“Nuk është pozitë e lehtë pozita e shumicës sonë e dalë nga zgjedhje që në radhë të parë në këndvështrimin tonë kanë pasur shtysën për një Shqipëri të drejtë, në kushtet e një padrejtësie të kthyer në sistem vertikal. Ne jemi shumë të ndjeshëm ndaj reaksionit të njerëzve të pakënaqur ndaj nesh në radhë të parë për mënyrën si funksionon sistemi i drejtësisë.\Ne nuk kemi alibi dhe nuk do të kërkojmë alibi. Nme në radhë të parë i drejtohemi atyre që na kanë votuar për një Shqipëri më të drejtë dhe ndaj gjeneratave të reja kur ka një korporatë që shet drejtësinë si koroporata e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Fakti që ka përjashtime është për të vënë duart në kokë se janë përjashtim që përforcon rregullin.

E vërteta e tmerrshme është se shqiptarët nuk kanë shans të marrin të drejtën e pronës së tyre pa lekë, nuk kanë shans të marrin drejtësinë për djalin e vrarë apo vrasjen e përdhunuar pasi rivriten e ripërdhunohen në dyert e gjykatave. Ne do t’ia nxijmë jetën gjykatësve dhe prokurorëve që e kanë kthyer profesionin në biznes”, deklaroi Kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button