Rama i ridërgon Presidentit kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër të Brendshëm
Kryeministri Edi Rama firmosi sot ridërgimin e kërkesës drejtuar Presidentit të Republikës, për dekretimin e Sandër Lleshit, Ministër të Brendshëm.
Kreu i qeverisë informon se bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.