☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.68 ▲2%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,464 ▲ +2.85% ETH $2,251 ▲ +6.97% XRP $1.4828 ▲ +5.37% SOL $93.5100 ▲ +6.06%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.68 ▲2 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.68 ▲2 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Investimet e kryera shpëtuan Urën Vajgurore nga përmbytjet

Në Urën Vajgurore, falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat dhe fushat bujqësore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputeten Ermonela Felaj vizituan këtë zonë.

Kryebashkiakja e Urës Vajgurore, Juliana Memaj u shpreh se falë investimit bërë vjet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Rajoneve këtë viti qyteti arriti të shpëtonte nga katastrofa. Të gjitha këto familje që çdo vit përmbyteshin arritën të shpëtonin. Këtë viti lumi ka ardhur më i rrëmbyer se vitet e shkuara. Problematika në këtë zonë janë shfaqur në një rrugë në hyrje të Beratit, është një lagje poshtë ku fillon hyrja e Beratit aty kemi pasur pak problematika, janë 7 banesa. Por në sajë të koordinimit me institucionet u arrit të mos kemi shumë probleme.

Ndërkohë ajo foli edhe për fazën e dytë të projektit të rehabilitimit të kësaj zonë. “Investimi që u bë në fushën e futbollit e kaloi me sukses provën. Edhe prova me digën rezultoi e suksesshme”, tha Memaj.

Kryeministri Rama u shpreh se, “edhe në këtë zonë është provë e qartë e vlerës së madhe që ka pasur programi i investimeve mbrojtëse në këtë zonë, në pastrimin e kanaleve, të digën aty poshtë që shpëtoi ata që përmbyteshin 20 vjet me radhë kanë qenë mjaft të vlefshme”.

Tani, tha kryeministri, “ do të përpiqemi të lehtësojmë të gjitha pikat më të dobëta të kategorisë së dytë. Pasi 2 vite më parë këto nuk ishin pikat e nxehta. Të vazhdojmë të ndërhyjmë dhe në këto pika që të kemi maksimumin e aftësisë mbrojtëse. Pavarësisht se kur vjen uji me një furi, njësoj sikur derdh një fuçi uji në lavaman, ka një moment të parë që nuke përballon dot”.

Deputetja Felaj tha se edhe ndërhyrja në sistemin e kanaleve është ndier sepse tek zona në Kozarë në lumin Devoll ata kanë shpëtuar falë kanaleve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.